• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Lidhja sekrete e Kejvina Kthellës me djalin e Hashim Thaçit

15:23 : 08/11/2020
në SHOW BIZ

Bastisja në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka berë bujë këto ditë  në mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Ishte avokati i tij, Dastid Pallaska, i cili gjatë një konference për gazetarët në Prishtinë rrëfeu se: “Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndonjë shënjestrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedural për urdhërimin e saj”.

Ky lajm i kronikës zbutet paksa nga një histori rozë, e një lidhjeje në sekret të plotë mes modeles Kejvina Kthella dhe djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.

Lexo edhe:

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

GJKKO rrëzon Kejvina Kthellën, modelja nuk merr dot makinën që ia dhuroi Redjan Rraja

Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen, e cila ka shijuar edhe luksin e djalit të pasur. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq. Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës.

Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum. Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.

Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta. Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.

Jeta e tij gjithmonë atraktive ka bërë që t’i afrohen vajza të ndryshme nga bota e showbizz-it. Ndërkohë, ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur pak kohë më parë në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.

E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh, siç ishte klipi i Kidës, një krijim i Mozzik. Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri të saj, me titull “Edhe sa” të xhiruar në Budva.

Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi u bë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës. Nisur nga afrimiteti i tyre u fol se ajo pati një lidhje me Getinjon, që nuk zgjati shumë. Ndërkohë që situata në të cilën ndodhet familja Thaçi ka bërë që edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin të mbetet në mëshirë të fatit.

Me anë të një postimi në “Instagram” krah babait, Endriti u shpreh: “Baba im ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republikë. Tash do të udhëheqë betejën për drejtësi. Do të më marrë malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tua me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim, edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi!”

Ky postim erdhi pas deklaratës së avokatit Pallaska, i cili në lidhje me konfiksimin e pasurisë së familjes Thaçi u shpreh: “Kjo bastisje sugjeron se aktakuza kundër Thaçit, ashtu siç është konfirmuar, mbetet një shënjestër në lëvizje, përkatësisht duket se prokuroria ende kërkon prova për ta mbështetur një aktakuzë që tanimë e ka ngritur”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi të premten se është duke kryer disa operacione në Kosovë, me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Policë dhe pjesëtarë të EULEX-it u panë para shtëpisë së Thaçit në Çagllavicë, afër Prishtinës, dhe pranë zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

/Panorama

Etiketa: Kejvina Kthella

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

10:59 : 11/12/2024
AKTUALITET

GJKKO rrëzon Kejvina Kthellën, modelja nuk merr dot makinën që ia dhuroi Redjan Rraja

16:14 : 16/07/2024
SHOW BIZ

Gjendja e rënduar e Erjolës në “BBV”/ Reagon Kejvina: Mos u tallni o njerëz…

18:05 : 01/02/2024
SHOW BIZ

Kejvina Kthella “thumbon” hapur “Big Brother VIP”, ja çfarë ndodhi

09:38 : 25/12/2023
AKTUALITET

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe “Audi” luksoz i Kejvinës

10:59 : 13/12/2023
AKTUALITET

“Fitoja 200 mln lekë në vit”, rrëfehet Redjan Rraja, çfarë thotë për “Audin” e Kejvina Kthellës

13:04 : 30/05/2023
Para

Nga flirtet te bisedat erotike, "Zogu i Tiranës" rrëfen jetën brenda 4 mureve

TË GJITHA

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Nga 87 kallëzime u regjistruan 34 procedime, 6 i kaluan SPAK-ut

11:33 : 14/05/2025

Tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

11:25 : 14/05/2025

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

11:09 : 14/05/2025

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com