Një 50 vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi akuzohet se nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorrit në mënyrë të kundërligjshme.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 55 vjeç, banues në Skrapar. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec. Arrestimi i shtetasit B. L. u bë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerr pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur ‘Park Kombëtar’, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur”, njoftoi policia.
Sakaq 40 vjeçari dyshohet se ka blerë materialet, të cilat u kapën duke u transportuar me mjetin tip kamion: 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme, shtoi policia.