Nëse mendoni se një rezultat negativ i testit, do të thotë që nuk keni koronavirus, mund të gaboni, pasi mund të duhen ditë para se një infeksion i ri të shfaqet në një test Covid-19.
Kjo pasi është e mundur që ta mbartni virusin, por të rezultoni negativ dhe të mos keni simptoma në fazat e hershme të infeksionit.
“Virusi thjesht kërkon kohë për t’u futur në trup deri në nivele të zbulueshme”, tha Justin Lessler, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik, Johns Hopkins Bloomberg.
Por a mund të infektosh njerëzit përreth teje në këto rrethana? Sipas ekspertëve, kjo është absolutisht e mundur.
Dr. Rochelle Walensky, shefi i sektorit të sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts tregon se për njerëzit që infektohen me Covid-19, simptomat mund të shfaqen deri pas dy javësh, por koha mesatare është rreth pesë ditë.