U mësuam keq me motin e kthjellët dhe me diell, por tani duket se po u vjen fundi. Sipas sinoptikanëve, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë.
Meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë njoftuar se moti pritet të nisë i vranët që në orët e para të ditës, shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale.
Ndërkohë nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër.
Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.
Nga ana tjetër, ditën e premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.