Një 29-vjeçar është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje, teksa qëndronte në verandën e një lokali pranë zonës së njohur si ish- ekspozita “Shqipëria sot” në Tiranë.
I plagosuri është shtetasi Andi Mustafaraji, 29 vjecc, që është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas dëshmitarëve, 29-vjeçari i cili po qëndronte në verandën e lokalit është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit apo autoreve.