• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtori i Urgjencës Kombëtare u ndje i vjedhur, reagon ish-deputeti demokrat: Shqiptarët kanë 8 vjet që vuajnë, ky flet sot që i duhej të paguante arbitrarisht 100 lekë

19:47 : 31/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtori i Urgjencë Kombëtare Skënder Brataj, ka reaguar ashpër ndaj koncesionarit të parkimit në QSUT,  teksa për një rrotullim me makinë brenda ambienteve të parkimit iu desh të paguante 100 lekë. Për këtë fakt Brataj u indinjua dhe deklaroi se ai u ndje i vjedhur ditën e sotme.

Në lidhje me këtë ndodhi ka reaguar dhe ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, i cili u shpreh me ironi se ‘ky’ është ndjerë i vjedhur vetëm sot, ndërkohë që ka 7 vite që parkon tek i njëjti koncensionar.

Strazimiri shprehet se sipas Brataj vjedhja ka nisur vetëm sot, ditën kur i kërkuan arbitrarisht atë që shqiptarët kanë 8 vjet që e vuajnë.

Postimi i plotë: Ky është ndjerë vetëm “SOT” i vjedhur, megjithëse vjedhja e të njëjtit konçesionar, të së njëjtës qeveri, ka hyrë në vitin e 8 të saj, tek i njëjti sportel!

Sipas këtij, vjedhja ka nisur “SOT”, ditën kur këtij i kërkuan arbitrarisht atë që ka 8 vjet që vuajnë shqiptarët.

Lexo edhe:

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

E njëjta gjë ndodh me secilin prej këtyre që, prej 79 vjetësh ushqejnë dhe mbajnë në këmbë të njëjtën forcë regresi, anti-humane, anti-liri!

Asnjë datë nuk u përputhet me atë të shqiptarëve: as fillimi i rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, as mbarimi i Luftës së Dytë Botërore,  as fillimi i Luftës Civile brenda saj, as dita e parë e diktaturës,  as dita e parë e lirisë…

Po t’i pyesësh, diktatura e Enver Hoxhës nuk nisi ditën kur u ka nisur të gjithë shqiptarëve, me 29 nëntor 1944! JO!

Diktatura e Enver Hoxhës këtyre u nis ditën kur gjyshi a babi përfundoi nën hekurat që i vendosën “shokët e luftës”… dmth kolegët e vet kriminelë…

Për dikë prej tyre, kjo ka ndodhur në 1948, për dikë tjetër në 1951, për dikë në 1956, 1961, 1974, 1978, 1982… por kurrë në 29 nëntor 1944!

Po t’i pyesësh, nga 29 nëntori i 1944 deri ditën në fjalë, Shqipëria “përparonte”, “arsimohej”, “elektrifikohej” …

Ata që gjyshi a babi së bashku me shokët, i vrau pa gjyq, i poshtëroi e shpronësoi, i internoi e ua la fëmijët e pleqtë të vdesin urie, nuk llogariten…

Ata “e meritonin” !!!

Ende sot, me të njëjtën logjikë perverse, i gjen të mbledhur tek e njëjta godinë, e së njëjtës bandë 79 vjeçare që i hëngri kokën gjyshit a babit kriminel, madje krah për krah bash me ata, “shokët e luftës”, kolegët që një ditë të bukur trokitën në derën e shtëpisë së shpronësuar që kishte zaptuar gjyshi a babi në 1944, dhe sollën… diktaturën…

Ka 79 vjet që këta ende vazhdojnë të tallen e mbajnë peng një shoqëri, që LIRINË kurrë s’e mori seriozisht… njësoj si TË VËRTETËN…

Etiketa: Bratajdrejtori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

19:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

13:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dështoi të rizgjidhej deputet, Rama emëron Florenc Spahon në krye të QSUT

11:11 : 22/07/2025
Para

Tërmeti në Turqi, humbin jetën dy shqiptarë të Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com