Mamaja e moderatores së njohur, Fiori Dardhës u shtrua në spital në fund të muajit shtator. Fiori njoftoi lajmin në atë kohë, duke publikuar një foto me të ëmën nga ambientet e spital, por nuk zbuloi diagnozën e saj.
Ndërsa së fundmi, në një mini-intervistë me ndjekësit, tregoi më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të mamasë. Ajo u shpreh se nëna e saj “po vuan nga sëmundja më e tmerrshme më botë, por është një grua e fortë.”
Fiori Dardha u shpreh se aktualisht e ëma ndodhet në shtëpi dhe shkon në spital vetëm për të bërë kimioterapinë.
“Mami im po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë! Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapitë,”- shkroi ajo, teksa u pyet nga ndjekësit mbi gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
Moderatorja tregoi se po e përballon sëmundjen e mamasë “duke qarë fshehurazi”, ndërsa shtoi se po qëndron në krah të saj duke u kujdesur për të.
“Vuajtja pafund është … Si po e përballoj? Duke kaluar më shumë kohë me të, duke e dëgjuar (në ato pak momente që ka fuqinë të flasë), duke i bërë çdo shërbim që ka nevojë, duke i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që kam, duke i thënë se jam vajza më krenare në botë që kam një nënë si ajo, duke e “pushtuar” me puthje e përqafime, duke i bërë foto dhe video (fshehurazi, sepse i kanë rënë flokët nga kimioterapia dhe nuk pranon foto), duke i dhënë kurajo se do të shkojë gjithçka mirë! Si po përballoj? Duke qarë fshehurazi!”– shkroi Fiori Dardha.