Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur një mënyrë të re për të “trajnuar” sistemin imunitar që të luftojë kancerin. Kërkuesit shkencorë tek Kolegji Universitar në Londër kanë gjetur një mënyrë për të zbuluar pikën e dobët të kancerit, “thembrën e saj të Akilit”.
Kjo metodë e personalizuar do jetë shumë e shtrenjtë, megjithatë, shkencëtarët besojnë se mund të shërbejë për trajtimet e reja, dhe shpresojnë të jetë gati për t’u testuar tek pacientët brenda dy viteve.
Ata besojnë se duke analizuar ADN-ën, do të kenë mundësi të zhvillojnë trajtimin e duhur. Njerëzit janë përpjekur edhe më parë të përgatisin sistemin imunitar që të luftojë tumoret, por vaksinat nuk kanë funksionuar. Problemi është se tumoret nuk përbëhen nga qeliza identike, ata janë mutacione, lëmshe gjenetike dhe mostra nga vende të ndryshme brenda një tumori, që duken dhe veprojnë shumë ndryshe.
Ata rriten pak a shumë si një pemë, me trungun bërthamë të mutacioneve, dhe pastroj këto mutacione shpërndahen në të gjitha drejtimet. Kjo njihet ndryshe si heterogjeniteti kanceroz.
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur trungun e këtyre mutacioneve që ndryshojnë antigjenet (proteinat që dalin nga sipërfaqja e qelizave kancerogjene).
“Ky është një zbulim fantastik. Tani ne mund të theksojmë dhe shënjestrojmë antigjenet që janë të pranishme në çdo qelizë – që konsiderohen si thembra e Akilit tek këto lloje kanceri të përhapura gjerësisht”, u shpreh profesori Charles Sëanton nga Instituti UCL i Kancerit.
“Është më te vërtetë një mrekulli që çon mjekësinë e personalizuar në limitin e saj absolut, ku për çdo pacientë do të ketë një trajtim të veçantë, unik”.
Ka dy mënyra për të shënjestruar trungun e mutacioneve. E para është zhvillimi i vaksinave të kancerit për çdo pacientë që trajnojnë sistemin imunitar për të dalluar këto mutacione. E dyta është që të ‘peshkojmë’ qelizat imune, që kanë shenjëstruar këto mutacione, të shtojmë numrin e tyre në laborator dhe t’i vendosim në trup.