• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Andrea – burrit, për ryshfetin 50 mijë euro: Bëji ato veprimet sot me shumë kujdes

08:35 : 26/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

“Bëj ato veprimet sot me shumë kujdes”. Kjo është porosia që ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë i ka lënë burrit të saj, Odise Andrea, 3 ditë pasi ai kishte marrë 50 mijë euro ryshfet për një çështje pronash.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot dosjen e prokurorisë me përgjimet e reja të çiftit Andrea. Ndërkohë, gjykata e Lartë ka caktuar 5-shen e kolegëve që do ta gjykojnë ish-kolegen e tyre të pezulluar, me akuzën e korrupsionit. Gjyqtarët janë Artan Zeneli, Evelina Qirjako, Shkëlzen Selimi, Ardian Dvorani dhe Medi Bici.

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Majlinda Andrea së bashku me bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, i cili është në kërkim nga drejtësia, akuzohen se kanë marrë shumën prej 50 mijë eurosh për të favorizuar një çështje pronësie me sipërfaqe prej 40 hektarësh në Sarandë. Ndërsa, të pandehurit e tjerë të dosjes janë Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv.

HETIMET
Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri, nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë.

I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, i dyshuari Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të së cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë eurosh. Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino. Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datën 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e së cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

PERGJIMET NE DOSJE
Nga vlerësimi i bisedës së zhvilluar ndërmjet të pandehurve Majlinda Andrea dhe Odhise Andrea, konstatohet se e pandehura Majlinda Andrea është në dijeni të plotë të veprimeve të kundërligjshme që janë kryer nga bashkëshorti i saj deri atë moment dhe, meqenëse ka marrë vesh se është regjistruar një procedim penal për atë fakt, mundohet që ta orientojë se si të sillet me personat që i kanë dhënë atij 50.000 euro, në këmbim të dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë në favor të tyre. 

Duke çmuar vlerën provuese të të gjitha burimeve të provës të administruara, provohet se të pandehurit Odhise Andrea dhe Majlinda Andrea, bashkëshortë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë nga i pandehuri Petraq Dashi shumën 50.000 euro, me qëllim dhënien e një vendimi gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë në favor të të pandehurve Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, nisur nga fakti se e pandehura Majlinda Andrea ishte një nga anëtarët e trupit gjykues që ka gjykuar çështjen civile për të cilën interesoheshin shtetasit që kanë paguar shumën prej 50.000 eurosh.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025
Para

Ngjarja horror, i presin mëlçinë gjatë operacionit, Sinead O'Connor përfundon në spital: Askush s'më do!

TË GJITHA

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com