Juventusi do të luajë ndeshjen e parë të Champions League ndaj Dinamo Kyev dhe kjo përballje do të jetë debutimi i Andrea Pirlos si trajner në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.
Në konferencën për shtyp, Pirlo foli për çështjen Dybala, me argjentinasin që ka shprehur pakënaqësi për faktin se nuk u aktivizua në fundjavë ndaj Crotones.
“Ishte i inatosur që nuk luajti, por nuk duhet harruar që ka 3 muaj që nuk luan. Nesër është në dispozicion dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin”, tha Pirlo.
Më tej, trajneri shtoi: “Është themelor për ekipin, është një kampion i madh. Nuk ka luajtur pasi nuk ka qenë mirë dhe nuk është stërvitur me vazhdimësi”.