• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Bashkëshorti iu dënua për vrasje/ Rrëfehet Eli Fara: Shkova me vajzën në burg e i kërkova divorcin

14:31 : 20/10/2020
në SHOW BIZ

Këngëtarja e njohur Eli Fara, e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” me Ardit Gjebrean, ka folur për jetën e saj private, për ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re dhe me sakrificat që është përballur në jetë.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e babait të Marinës si të pritën?

Eli Fara: Më pritën shumë mirë, ata donin ta martonin djalin e tyre.

Ardit Gjebrea: Erdhi Marina.

Lexo edhe:

Eli Fara në zi! Këngëtarja humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.

Ardit Gjebrea: Si shkonte marrëdhënia bashkëshortore?

Eli Fara: Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.

Ardit Gjebrea: E mendoje ndarjen?

Eli Fara: E mendoja që atëhere.

Ardit Gjebrea: Po ai?

Eli Fara: Ai u mundua me të vetën, hyri në një punë, sigurisht që edhe ai më ka dashur, por karakteri i tij, ishte ai që ishte. Unë isha mësuar me një familje të rregullt, me besim për njëri-tjetrin, me mirësi etj dhe shpesh nuk e gjeja veten.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë më të gjatë gjithë kohës apo jo?

Eli Fara: Po kam qenë, isha me vajzën dhe jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë që u bë pas 6 muajsh ka qenë i gjithë qyteti para gjykatës.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eli Fara: Ishin kurioz t’i shihnin çunat kur dilnin, i nxirrnin nga makinat e policisë dhe hynin në gjyq, ishin kuriozë se çfarë do ndodhte, familjarë, të afërm, sepse ishin shumë çuna që ishin përzierë në këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që t’i the boll dhe çfarë bëre, ike tek prindërit, ndejte në Korçë, ike në Tiranë?

Eli Fara: Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament./tvklan.al

Etiketa: Eli Fara

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Eli Fara në zi! Këngëtarja humb njeriun e shtrenjtë të familjes

11:00 : 05/01/2024
SHOW BIZ

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

09:48 : 23/09/2023
SHOW BIZ

Aurela Gaçe i frikësohet shpejtësisë: Eli Fara është gangstere në makinë

10:10 : 23/06/2022
SHOW BIZ

Eli Fara flet për herë të parë mes lotësh për humbjen e së ëmës

13:01 : 11/05/2022
AKTUALITET

Zbulohen prapaskenat kush e solli në “gjirin e të majtëve” këngëtaren Eli Fara

21:31 : 11/10/2020
AKTUALITET

“Kungull, mos të plastë fara, rekruton ç´të del përpara”, ironia e gazetarit me Veliaj

08:33 : 09/10/2020
Para

"Deti", ironia e Ramës: Më vjen keq për patriotët, do zhgënjehen

TË GJITHA

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

21:37 : 02/06/2025

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

21:22 : 02/06/2025

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

21:17 : 02/06/2025

TKZ braktisin ndeshjen ndaj Serbisë: Sistemi i biletave ka si qëllim të ushqejë pazaret e Dukës

21:15 : 02/06/2025

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

21:11 : 02/06/2025

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës, humbën jetën dy turistë

20:54 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com