I ftuar në emisionin “Në Fokus” në Ora News mbrëmjen e së hënës, Topi thotë se kemi të bëjmë me një punë jo serioze të shumë institucioneve, madje kush luan rolin e moralistit tek problemi i hashashit gënjen.
Bamir Topi: Kam parë polemika, përgjigje të ministrave dhe kjo nuk është normale. Kjo tregon se institucionet ose nuk funksionojnë ose funksiojnë shumë dobët. Çfarë i pengon ministrat të komunikojnë me njëri tjetrin?!
Kush luan rolin e moralistit tek problemi i hashashit gënjen. Lazarati ka qenë gjithmonë problem, por sigurisht nuk ka qenë vetëm Lazarati, por dhe tentativa për të mbuluar hashashin sot janë të pajustifikueshme. Historia e Hashashit nuk mund dalë në debat politik kur ka ardhur koha për ta korrur?
Kur vjen një propozim për të futur ushtrinë, tregon se çështja ka ikur në ekstrem, ose do pranojmë që çështja është në ekstrem dhe kjo vjen nga zëra të partisë solidare në qeveri ose do të pranojmë që kjo bëhet për interesa të caktuara politike.
Historia është hashashi është prezent.
Ku është SHISH ? Pse nuk dalin për të folur në kohë. Ose e kanë lejuar me neglizhencë institucionale ose me vullnet.
Presidenti ka institucionet e veta dhe situata me hashashin nuk më rezulton një punë serioze e institucioneve, qoftë e SHISH qoftë e policisë. Këtu të gjithë të mbyllin gojën sepse është konkrete.
Në historinë e hashashit nuk mund të bëjë askush sikur s’e ka parë, nuk mund të ketë vetëm një fajtor. Pushtet është qeveria por dhe opozita, dhe agjencitë që me ligj përgjigjen për të dhënë informacion korrekt. S’ka pasur informacione kur janë mbjellur të gjithë këto terrene?Q Sigurisht që i ka pasur. Ose nuk i kanë dhënë si duhet ose nuk i kanë administruar si duhet, Është një situatë që duhet të mbyllet dhe uroj që të mbyllet.
Unë e di që shumë gjëra kanë shkuar nëpër kanale kriminale. Unë e di që kjo do të përdoret në shumë drejtime, sepse është përdor por është një infeksion që nuk prek vetëm një pushtet ka prekur shumë pushtete”
“Ndryshimi i Kodit zgjedhor është domosdoshmëri,Apeli per Bashen
Bamir Topi thotë se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është domosdoshmëri dhe ka një apel për Bashën.
Bamir Topi: “Sot kemi një sistem zgjedhor që nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme, prodhon një parlament që e keni parë se në çfarë gjëndje është. Harrojnë se arkitektët i kësaj është marrëveshja famëkeqe e 21 prillit 2008. Sot ke aktorë politikë që ankohen dhe harrojnë se kanë qenë protagonistë. Kujt i ankohet sot kryetari i opozitës. Sot që janë në gropë ankohen por atëherë nuk ankoheshin”
“Kam dëgjuar cështjen e votimit elektronik. Do ta inkurajoja meqë është një komision bipartizan, të bëjnë reformimin e kodit zgjedhor. Një komision që me koshiencë të plotë po shkon drejt dështimit të misionit të vet kushtetues. Do i thoja zotit Basha të shkojë drejt bojkotit të komisionit, dhe më gjëra pastaj jetën parlamentare
Mungesa e realizimit të zgjedhjeve të drejta nuk jep asnjë lloj garancie që në Parlament nuk do të futen njerëz me probleme
Sot gjithnjë e më shumë parlamenti po i largohet mendjeve intelektuale dhe po shkohjet drejt llogaritjes së numrave të mandateve
Sa i takon PD-së, Topi thotë: “Basha nuk është i lirë të veprojë. Unë atë terren e njoh shumë mirë. Do të ishte në interesin e zotit Basha të kishte linjën e tij
Shqipëria ka nevojë për një opozitë të organizuar dhe të bashkuar jo për interesat e një lidershipi”
Një pol i tretë?
Bamir Topi: Këtu mund të ishte një opsion poli i tretë por nuk ekziston ajo bazë e shëndoshë për të ndërtuar vërtet një pol i cili të jetë përcaktues në vendimmarrje//Oranews