• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha apel për zbatimin e planit me 5 pika: Spitalet COVID kanë ezauruar kapacitetet e shtrimit

12:28 : 16/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sërish këtë të Premte kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për keqmenaxhimin të situatës së pandemisë. Basha i bëri sërish apel qeverisë zbatimin e planit me 5 pika të propozuar nga PD.

Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. Kryedemokrati u shpreh se, spitalet Covid kanë ezauruar kapacitetet e shtrimit.

“E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët. Vende të tjera kanë paguar paketën e katërt ndërkohë që kreu i përkohshëm i qeverisë gënjen dhe për paketën e tretë. Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët. Jo vetëm 257 të shtruarit e sotëm, por edhe qindra të tjerë që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID. Gjobat, përgjigjja e Edi Ramës ndaj pamundësisë së qytetarëve për të mbuluar kostot e trajtimit anti-COVID. Spitalet COVID kanë ezauruar kapacitetet e shtrimit”, deklaroi Basha.

Por çfarë parashikon plani i PD-së?

Basha shpjegoi çfarë parashikon plani:

Lexo edhe:

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:

a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

11:17 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025
AKTUALITET

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

10:47 : 02/11/2025
AKTUALITET

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025
AKTUALITET

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025
Para

137 kilogramë kokainë në mes të orizit, SPAK zgjat hetimet për Gentian Malindin, pritësin në arrati

TË GJITHA

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

11:17 : 02/11/2025

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

10:47 : 02/11/2025

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com