Nga Aulon Kalaja
Mediat fqinje raportojnë se Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, javën tjetër viziton Shqipërinë.
Theksohet se ai vjen për t’i dhënë drejtim çështjeve të pazgjidhura midis Greqisë dhe vendit tonë.
Nëse ai nuk vjen për të mbyllur pazarin e “12 miljeve” në detin “Jon” dhe disa çështje të tjera që Rama nuk i ka komentuar kurrë, t’a dini se diçka tjetër po gatuhet.
Greqia do marë në kontroll rrugën Milot-Fier, jo për pak, por për 35 vitet e ardhshme dhe do i taksojë shqiptarët me 20 euro vajtje-ardhje. Këtë lëvizje do t’a bëjë me anë të kompanisë greke “TERNA”. Kjo e fundit ka punuar në prapaskenë këtu e dy vite të shkuara dhe tenderi fasadë që ka shpallur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është i paracaktuar, se kush do e “fitojë”. Për të pritur vizitën e Ministrit grek Dendias, “qeveria Rama” e shtyu gjoja afatin e tenderit dhe me 1 muaj, sepse firma fituese do të duhej të shpallej që me 28 shtator. Arsyeja e shtyrjes, ishte gjoja “COVID 19”. Ndërkohë që firma fituese e këtij konçesioni, do shpallet brënda këtij muaji.
Si përfundim, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, vjen për të mbyllur marveshjen, ose si “kumbar”, që autostradën Milot-Fier me vlerën 1.2 miliardë euro, t’a marë Greqia, me anë të kompanisë “TERNA”.
Për këtë arsye, ne kërkojmë transparencë për telefonatën Dendias-Rama, që mediat e kanë raportuar më herët. Çfarë kanë biseduar ata? Po ashtu transparencë dhe për qëllimin e vizitës së Dendias, javën tjetër në Shqipëri. Të bëhet publike axhenda dhe temat e diskutimit!