• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE vendos sanksione ndaj 6 personave në Rusi për helmimin e Navalnit

18:55 : 14/10/2020
në BOTA

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë sanksione për helmimin e liderit rus të opozitës Aleksej Navalni. Kritiku i Kremlinit po shërohet në Berlin, pasi e helmuan në Siberi.

Bashkimi Evropian të mërkurën ra dakord të vendosë sanksione ndaj gjashtë rusëve dhe një organizate lidhur me helmimin e udhëheqësit rus të opozitës Aleksej Navalni. Këtë e bënë të ditur burime zyrtare, që donin të mbeteshin anonime dhe që folën me agjensitë e lajmeve DPA dhe AFP.

Ambasadorët e BE thuhet se ranë dakord të vendosin ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për këta persona gjatë një takimi në Bruksel. Hollësitë do të vendosen në ditët në vijim.

Navalnin, një kritik i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin, e helmuan në gusht në Siberi me lëndën kimike luftarake Noviçok. Atë e evakuuan në Berlin, ku tani po shërohet.

Administrata e Putinit ka mohuar se qëndron pas sulmit

Lexo edhe:

Dronët ukrainas godasin rajonin e Rostovit në Rusi, dy persona të vdekur

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov më parë kishte kërcënuar se të ndërpriste kontaktet diplomatike me vendet perëndimore, po të vendosnin sanksione.

“Ne ndoshta thjesht duhet të ndalojmë përkohësisht së foluri me ata njerëz në Perëndim që janë përgjegjës për politikën e jashtme dhe nuk e kuptojnë nevojën për dialog me respekt reciprok,” tha Lavrovi të martën, në një konferencë të politikës së jashtme.

Të mërkurën, ai kërcënoi të përgjigjej në të njëjtën mënyrë ndaj çdo sanksioni.

Gjermania dhe Franca propozuan masa kundër Rusisë javën e kaluar, duke thënë se përveç sanksioneve kundër “individëve … të cilët për shkak të funksionit të tyre zyrtar konsiderohen përgjegjës për këtë krim dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, veprimi duhet të merret gjithashtu kundër një organi “që është i përfshirë në programin Noviçok.”

Masat e BE pritet të hyjnë në fuqi të enjten. Sipas burimeve të përmendura nga agjencitë e lajmeve, individët që do të preken përfshijnë zyrtarë nga aparati i sigurisë i Rusisë, ndërsa organizata e implikuar është Instituti Shtetëror i Kërkimit të Kimisë Organike dhe Teknologjisë.

BE në të kaluarën ka vendosur sanksione kundër zyrtarëve të shërbimit të fshehtë rus pas helmimit me Noviçok në vitin 2018 në Britaninë e Madhe të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij./DW/

Etiketa: BE vendos sanksionehelmimi i navalnytRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Dronët ukrainas godasin rajonin e Rostovit në Rusi, dy persona të vdekur

08:13 : 26/07/2025
BOTA

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO

09:43 : 24/07/2025
BOTA

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025
BOTA

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

09:56 : 16/07/2025
BOTA

BBC: Vdekja misterioze e ministrit rus shërben si paralajmërim për elitën politike!

10:02 : 09/07/2025
BOTA

REL: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

08:08 : 09/07/2025
Para

Maskat me detyrim/ Dasho: Pse kopjojmë palaçollëkun dhe jo strategjinë e testimeve

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com