• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pepaj e Cutaj u vranë nga pas shpine…”, rrëfimi i Olsonit që zbardhi ekzekutimin e të rinjve në Malësi të Madhe

15:52 : 11/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

“Viktimat Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj janë qëlluar nga pas shpine. Në vendin ku ata u gjetën kishte dy parcela droge.

Në njërën kishte 29 rrënjë bimë narkotike të mbjella, të rritura nga një deri në 1.5 metra, ndërsa tjetra ishte vetëm me gropa me dy mjedise pushimi dhe me vend tharjeje të improvizuar të bimëve në dru”.

Kështu deklaroi gjatë dhënies së masës së sigurisë prokurori i çështjes, thanë burimet, që shtuan se pasi policia e këqyri vendngjarjen, preu bimën narkotike dhe mori si mostra 4 rrënjë. Vrasja e Vilson Cutaj dhe kushëririt të tij u zbulua pas denoncimit të të vëllait, Olson Cutaj.

Ndërkohë Gjykata ka lënë sot në burg Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepaj, ky i fundit autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe.

Mësohet se Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sativa.

Lexo edhe:

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

Pepaj është shprehur se ka dalë në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe se rastësisht kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.

Burimet zbardhin rrëfimin e Olson Cutaj:

“Dola me vëllain dhe me kushëririn që e thërrasim Kel dhe kushëririn e këtij të fundit që quhet Daniel. Duke diskutuar për ngatërresën e një femre ramë dakord të shkojmë në Vrith. Shkuam me makinën mercedez benz me targa AA .. FL. Kur mbërritëm në hyrje të fshatit, Vilsoni, Danieli dhe Klementi lëvizën në këmbë ndërsa më thanë që t’i prisja tek lokali”.

Në denoncimin e tij, Olson Cutaj shprehet se kur i kishte telefonuar të vëllait, Vilsonit, ky i kishte thënë se do të vonoheshin dhe pak, por më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur.

Më poshtë po zbardhim dosjen në të cilën tregohet se babai i Danielit, tashmë i arrestuar, kishte dijeni për parcelat e drogës, ndonëse ky i dyshuar gjatë ditëve të zhdukjes misterioze të tre të rinjve, bënte apel për ndihmë dhe për gjetjen e të birit Danjel Pepa, aktualisht i shpallur në kërkim.

Trupat u gjetën në datën 8 tetor – thekson policia – në vendin e quajtur Rrënza e Glecarve dhe si prova u administruan dy gëzhoja, dy aparate telefoni dhe sende të tjera nën ekspertim.

Sipas prokurorisë dy të rinjtë u qëlluan me automatik dhe autori më pas ka djegur dy ambjentet e tharjes se drogës, ku kishte sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete armën e krimit.

Ka dyshime se babai i autorit kishte dijeni për drogën – këmbëngul organi i akuzës – pasi gjatë kërkimeve ai tregoi për parcelat.

Si të dhëna mbështeten deklaratat e policëve që kryen kërkimet në Malësi të Madhe që pohojnë: “Kërkuam tek Maja e Gropës së Pelës, kontrolluam të gjitha lëndinat, më pas rrugën e udhëhoqi Rrok Pepaj. Vazhduam tek maja e Sukës dhe aty nuk konstatuam asgjë të dyshimtë. Rrok Pepaj u drejtua tek lera e Gecajve, as aty nuk u gjet asgjë. Por rreth 500 metra mbi lerën e pa një parcelë me hashash; aty Rrok Pepaj u arrestua”.

I biri i tij, Danjel Pepaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dy të rinjve. Ai mendohet se ka kaluar në Mal të Zi.

Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë u shpallën të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin: Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.(gazetaSI)

Etiketa: malesia e madherrefimivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

07:54 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

12:43 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Altin Ndoci do e vrisnin në varrimin e vëllezërve Haxhia”/ Alibej: Besmir ka marrë pjesë në 3 atentate

13:10 : 10/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

12:51 : 10/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
Para

Delinda Disha zbulon punën e parë që ka bërë: Më paguan vetëm 15 mijë lekë

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com