Norvegjia shpresonte për një kualifikim për të në Euro2021. Ata luajtën gjysmëfinalen ndaj Serbisë, por u eliminuan në shtesë me rezultatin 2-1.
Sulmuesi Erling Braut Haaland nuk arriti të linte shenjën e tij në skuadrën kombëtare. Dy ditë pas ndeshjes së humbur ai ka folur për televizionin TV2 dhe nuk u përmbajt ndaj lojës së ekipit të tij.
“Nuk u ndjeva i përfshirë në lojën e kombëtares. Jam në humor të keq, nuk u treguam mjaftueshëm të aftë. Zhgënjim i madh pasi kishim shanse të mira për t’u kualifikuar në Euro 2021“, – tha Haaland.












