• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimi i adresave, KRIIK thirrje Sandër Lleshajt: Bëj transparencë, mos intimido

10:05 : 05/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që të bëjë transparencë të plotë në mënyrë periodike të të gjithë procesit të hartimit dhe saktësimit të listës së zgjedhësve.

Duke iu referuar skandalit të ditëve të fundit, mbi ndryshimin e adresave të banorëve në kryeqytet, KRIIK thekson se ndryshimi i vendbanimit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile është i lidhur direkt me numrin zgjedhor.

Për këtë arsye KRIIK i kërkon ministrit të Brendshëm që të bëjë dhe sigurojë në vazhdimësi transparencë.

Sipas KRIIK, saktësimi i adresës së këtyre zgjedhësve, sot ka peshë direkte së pari në caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, vendimmarrje e cila pritet të merret nga Komisioni Rregullator i KQZ-së së re.

“Nga ndjekja në tërësi e situatës dhe shqyrtimit të rrethanave, KRIIK vëren se, lidhur me këtë problematikë të konstatuar nga media, nga ana e Ministrisë së Brendshme ka një mungesë serioze transparence dhe njëkohësisht evidentohet një qëndrim aspak i përshtatshëm dhe korrekt i të dy zyrtarëve të lartë të shtetit.

Lexo edhe:

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes në moshën 58-vjeçare

Për më tepër, aludimet se kjo është një çështje e stisur nga partitë opozitare dhe media jo profesionale, në rradhë të parë, përbëjnë deklarata të drejtëpërdrejta intimidimi ndaj medias duke cenuar lirinë e investigimit dhe të pasqyrimit të problematikave të qytetarëve në raport me institucionet shtetërore.

Nga ana tjetër, vlerësohet se sqarimet e dhëna dhe deklarimet e bëra nuk rezultojnë të përbëjnë një qendrim institucional të plotë dhe korrekt mbi shkakun e ndodhjes së problematikës dhe rrugëzgjidhjen e duhur institucionale të çështjes.

Në thelb, në një mungesë totale transparence, shpjegimet zyrtare të servirura ngrenë akoma edhe më shumë dyshime mbi atë se çfarë ka ndodhur realisht me ngatërresat e adresave të vendbanimit të shtetasve, mënyrën si ato janë mbledhur, si është bërë përcaktimi i adresës si vendbanim i qytetarëve dhe se si është bërë migrimi i të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Adresave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC)”, thuhet në deklaratë

Në dokument i bëhet thirrje Ministrit të Brendshëm që të korrigjojë dhe përmirësojë Udhëzimin në mënyrë që ai të përmbushë detyrimet ligjore që rrjedhin prej Kodit Zgjedhor lidhur me numrin minimal të votuesve për një QV; procesin e njoftimit me shkrim të zgjedhësve dhe mekanizmin e llogaridhënies së Kryetarëve të Bashkive për këtë proces; fondin financiar për këtë qëllim i cili duhet vënë në dispozicion të bashkive që më datë 06.10.2020; mosparashikimin e duhur të modeleve të njoftimit si dhe sugjerime të tjera nisur nga përvoja dhe problematikat e hasura gjatë proceseve të mëparshme.

KRIIK nxit Ministrinë e Brendshme dhe DPGJC që, menjëherë me publikimin e ekstraktit të parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve, të bëjë një paraqitje të plotë të të gjithë procesit të ndjekur, si dhe të publikojë të gjithë të dhënat përmbledhëse të këtij esktrakti, duke i kushtuar vëmendje të veçantë situatës së zgjedhësve me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, KRIIK nxit Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe NënKomisionerin, që menjëherë me marrjen e detyrës të marrin masa për emërimin sa më parë të dy auditëve teknicienë.

“KQZ-ja e re duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme mbikqyrjes së procesit që kryhet nga Bashkitë e vendit, si për hartimin dhe saktësimin e listës së zgjedhësve, ashtu edhe për përcaktimin e Qendrave të Votimit, në veçanti ato në zonat rurale ku do të përdoret për herë të parë kriteri minimal i 300 votuesve për një qendër votimi”, thuhet në reagim.

Etiketa: adresaKRIIKlleshaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

08:50 : 18/04/2025
AKTUALITET

Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes në moshën 58-vjeçare

09:02 : 03/02/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet në Himarë nuk ishin të lira”/ KRIIK: Shkeljet filluan nga Begaj, Celibashi dhe u vijuan nga PS

18:55 : 05/08/2024
AKTUALITET

Mirel Mërtiri banues në Vjenë, zbulohet lagjia e bosit të inceneratorëve, GJKKO vihet në dijeni

18:50 : 25/02/2024
AKTUALITET

Adresat, emërtimi i banesave mbetet i paplotë, draftligji: Gjoba për Bashkitë

14:01 : 27/10/2023
AKTUALITET

Sander Lleshaj: Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë

22:27 : 02/10/2023
Para

Zani Çaushi kërkon lirimin nga burgu: Më keni llogaritur gabim vitet e dënimit

TË GJITHA

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon me ushqim kopshte, burgje dhe spitale! Fituese e tenderave në disa bashki

08:42 : 25/05/2025

PSG fitoi Kupën e Francës, Luis Enrique: Jemi gati për Interin, duam të bëjmë historinë

08:35 : 25/05/2025

Me këmbë në tokë

08:21 : 25/05/2025

Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje

08:17 : 25/05/2025

Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me kancer

08:13 : 25/05/2025

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

08:09 : 25/05/2025

E bujshme nga Italia, Napoli arrin akordin me Kevin De Bruyne

08:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com