Valbona Selimllari u shfaq në krah të Erion Veliajt, si këshilltare e tij, gjatë një takimi me banorë në kryeqytet, në kuadër të fushatës që Kryebashkiaku ka nisur si drejtues politik i PS për qytetin.
Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:
“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:
Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm’ dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”, tha ajo.
Ndërkohë që kanë qenë të shumta reagimet në rrjet për këtë lëvizje të Selimllarit, ku më pikanti është ai i shkrimitarit Rudi Erebara, i cili me ironi thotë se Lul Basha ka humbur një intelektuale.
“Valbona Selimllari kalon me PS.
Ah me Lul Basha mer Lul Basha, ikin intelektualët i mbledh PS-ja. Një figurë poliedrike, shumëdimensionale e kulturës botnore si mis albania e parë, apo dhe Vaj Olim me kanaçe.
Na i preve krahët, na i bone jufka”, shkruan Rudi Erebara në reagimin pikant në rrjet.