• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faturat, ERRU: 27 % faturohet aforfe, 63 % e ujit humbet

23:25 : 30/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka bërë si çdo vit një analizë më të thelluar të sektorit në atë që quan Bilanci i Ujit dhe që shërben edhe si element kyç në planet 5 vjeçare të ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizime.

Duke vënë theksin në disa element ERRU bën me dije se janë disa tregues që kanë shënuar përmirësim në raport me një vit më parë ashtu sikurse ka tregues të tjerë që kanë nevojë për ndërhyrje.

Së pari ERRU vlerëson se shumë prej ndërmarrjeve e kanë të vështirë të caktojnë treguesin e ujit pa të ardhura duke bërë parashikime jo mbi matje konkrete çka reflektohet më pas në luhatje të mëdha nga viti në vit. Ndaj sipas ERRU instalimi i matësve duhet të shihet me prioritet.

“Në bilancet e ujit të dorëzuara pranë ERRU vihet re se ende ka shoqëri të cilat kanë vështirësi në përcaktimin e komponentëve përbërës të Bilancit të Ujit dhe në hartimin në tërësi të tij. Mungesa e matësve në pikat e kyçe të prodhimit dhe llogaritja e prodhimit me vlerësim (jo me matje) shpesh herë është shoqëruar me luhatje të nivelit të UPA të pa shpjegueshme për disa shoqëri UK. Instalimi i ujëmatësve në prodhim për të gjithë kategoritë e konsumatorëve është emergjente, për këtë arsye mbetet dhe një nga objektivat kryesore që ERRU vendos për të gjitha shoqëritë gjatë aplikimeve tarifore”, vlerëson ERRU.

Një tjetër element është ajo e humbjeve të përgjithshme të ujit në rrjet që sipas raportit përbëhet nga Humbjet e Dukshme (administrative) dhe Humbjet Reale (fizike) janë në vlerën 187,289,703 m3 , ose 62,95% të ujit të prodhuar. Raport vlerëson se humbjet administrative të raportuara përbëjnë mesatarisht 54% të humbjeve të përgjithshme, gjë që tregon mbi domosdoshmërinë imediate të përmirësimit të menaxhimit nga stafi kyç i shoqërive UK.

Lexo edhe:

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

“Prezenca e lidhjeve të paligjshme dhe eliminimi i tyre prej shoqërive mbetet ende emergjente, sasia e ujit që humbet prej tyre për këtë vit raportohet në vlerën 80,897,101 m3 ose 27.2% e sasisë së ujit të prodhuar. Krahasuar me vitin 2018, niveli i humbjeve nga lidhjet e paligjshme në transmetim dhe shpërndarje paraqet tendencë në përkeqësim pasi niveli i humbjeve është rritur me rreth 2%.

Elemente përbërës të humbjeve administrative janë dhe humbjet e shkaktuara nga nën faturimi i klientëve me matje, nga komprometimi i faturuesve, nga lidhjet jo legale dyfish, by-pass i matësit, nga mbi konsumi i klientëve me shtëpi private në zonën urbane dhe rurale që shpërdorojnë ujin për vaditje e që faturohen aforfe si dhe nga pasaktësitë në matje për ujin e prodhuar e faturuar.

Kërkohet vëmendje dhe angazhim më i madh i shoqërive për zvogëlimin dhe eliminimin e tyre si dhe pajisjen me ujëmatës sa më parë të të gjithë klientëve dhe në pikat kyçe të sistemit te furnizimit” thuhet në Bilancin e Ujit të publikuar së fundmi.

I njëjti vlerëson se sasia e ujit të prodhuar nga të gjitha shoqëritë UK është 297,542,169 m3 . Niveli i matjes për ujin e prodhuar është në vlerën 52.06%. Sipas ERRU ky tregues që lidhet direkt me besueshmërinë e të dhënave të raportuara, gjatë vitit 2019 ka patur tendencë rënie në nivelin 2%.

“Arsyeja e rënies së këtij treguesi e ka bazën kryesisht nga shtimi në zonën e shërbimit të shoqërive mjaft zona rurale, sistemet e furnizimit me ujë të të cilave në përgjithësi nuk janë të pajisur me ujëmatës në burime. Gjithsesi mungesa e matësve në pikat e prodhimit të ujit mbetet akoma një problem evident i pazgjidhur”, nënvizon Enti.

Sa i takon faturimit ERRU vlerëson se nga totali i sasisë së ujit të faturuar, vetëm 73% e tij faturohet i matur ndërsa pjesa tjetër faturohet aforfe. /Monitor/

Etiketa: ERRUfaturaUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

22:30 : 30/12/2025
AKTUALITET

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

14:02 : 29/12/2025
AKTUALITET

Reshjet intensive në Pogradec, uji futet në banesa  

19:56 : 26/11/2025
AKTUALITET

Skandal në OSHEE, 40 mln detyrime të babait i vihen djalit pa dijeni

21:31 : 18/11/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
Para

Studimi/ Gjenet e 'Neandertali't mund të rrisin rrezikun për COVID-19, ja cilat vende preken

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom