• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alibeaj: PS nuk njeh OSBE/ODIHR si palë të tretë, madje as Këshillin Politik

19:18 : 30/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka theksuar se opozita e bashkuar kërkon vetëm një gjë, t’i drejtohemi OSBE/ODIHR për çështjet që nuk gjendet konsensus.

Sipas Alibeajt, mazhoranca nuk e njeh palën e tretë, OSBE/ODIHR, që do duhet të jepte sentencën finale për çështjet pa konsensus, dhe për rrjedhojë sipas tij, nuk njeh më as Këshillin Politik.

“Në një pikë shumë të thjeshtë, që daton më 14 janar, kur u vendos krijimi i Këshillit Politik, në të cilin do të diskutohej gjithçka. Për shumë çështje s’kemi rënë dakord. Dhe në këto raste gjendet gjithmonë një palë e tretë, që përcakton kush është e drejta. Sot jemi në situatën kur vetë autoriteti i Këshillit Politik duket se nga PS nuk njihet më, për çështje të rëndësishme si ajo e koalicioneve, apo listave të hapura. PS nuk njeh më palën e tretë, që do duhet të jepte sentencën finale, që është OSBE/ODIHR.

Jemi tani në situatën ku në Këshill Politik na u kërkuar të sillnim një draft, që ne e sollëm, dhe tani nga pala tjetër nuk njihet më. Është një lloj braktisje, mosnjohje, e Këshillit Politik, e cila ka kosto të mëdha. Rama i ka mundësitë për t’i miratuar në Parlament ndryshimet, ama deklarimet e djeshme të përfaqësuesve më të lartë të Brukselit e bënë fare të qartë një gjë: Prishja e konsensusit në Këshillin Politik është e barabartë me ndërprerjen e rrugës për hapjen e negociatave. Kjo është një kosto shumë e madhe. Rruga e vetme është që me shpejtësi urgjente ai draft të marrë zgjidhje menjëherë nga OSBE/ODIHR. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund, për t’ia bërë shërbimin paktit, qëndrimit të shqiptarëve, Evropës, e kujtdo tjetër. Shpresojmë që të mos arrijë në pikën që të largohet pala tjetër.

PS ka qeverisur katër vite me vota kundër, pasi në 2017 sipas formulës zgjedhore mandatet e fundit i merr partia që është më e madhe. Kodi Zgjedhor, që kemi dhe sot në fuqi, ka një element për ta balancuar: koalicionet me listë të përbashkët, siç i kemi pasur këtu e 20 vite më parë. Rama nuk do t’i lejojë opozitës së bashkuar, që me listat respektive të veçanta të tyre, të dalin me një program para shqiptarëve. Rama kërkon t’i përçajë e të marrë këto mandate që s’i takojnë”, deklaroi Alibeaj për News 24.

Lexo edhe:

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

Deklaratat e Presidentit si i shihni?
Ne nuk kemi treguar arrogancë, madje kemi treguar durim të tepruar. Ne i qëndruam asaj çfarë u arrit në marrëveshjen e 5 qershorit. Kujtoj që kërkesat tona ishin më të mëdha, por hoqëm dorë, sepse besuam se më 5 qershor fituam diçka të madhe, vendosjen e paqes para betejës. Së paku, rregullat që vendosen të mos ndryshohen rrugës. Ne e kemi treguar këtë, edhe pas 30 korrikut, kur kishim gjithë të drejtat për të reaguar. Ne kërkojmë një gjë të vetme në Këshillin Politik, t’i drejtohemi ODIHR. Por duket që arroganca është e madhe, sepse të ndryshosh rregullat në mes të lojës, një hall i madh duket se është në mes. Ndërkombëtarët po thonë se duhet të respektojmë ‘5 qershorin’, por i vetmi që nuk e do është Rama.

A po ushtrojnë presion ndërkombëtarët?
Besoj se janë goxha të fokusuar në vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi janë në prag të futjes me të dyja këmbët në Evropë. Ata janë fare të qartë, të sinqertë, nuk janë hipokritë në atë që thonë. Kjo sjellje e PS është një lloj largimi nga treni i fundit për në Evropë. Mendoj se ndërkombëtarët kanë qenë të sinqertë dhe kanë bërë maksimumin, por zgjidhjen e japim ne. Ne duhet t’iu tregojmë shqiptarëve kush është engjëlli dhe kush është djalli. Shqiptarët sot e kuptojnë qartë se cili është shkaku i halleve të tyre.

Etiketa: alibeajKëshilli PolitikRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025
AKTUALITET

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

10:07 : 26/05/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Maliqi: ‘Rilindja’ ka lënë në harresë Beratin! Koha për ta ndëshkuar me votë

10:08 : 02/04/2025
Para

Ish-policja, Bibiana Steinhaus do të vendosë drejtësi në finalen Dortmund-Bayern

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com