• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet gjermane: Artan Shkëmbi i OFL i nisi mesazh të koduar trafikantit nga godina e Policisë së Shtetit

11:10 : 30/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhen të tjera detaje nga hetimet ndaj ish-kreut të OFL, Artan Shkëmbi, i cili të hënën u pezullua edhe nga detyra me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mësohet nga burime të besueshme se ishin hetimet nga autoritetet gjermane ato që hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha ku është i përfshirë një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Të njëjtat burime saktësuan për mediat se Shkëmbi ka përdorur një platforme chati të kriptuar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej.

E gjitha ka ardhur pas një letërporosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin. Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, vuri në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.

Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit. Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.

Lexo edhe:

Ministri Hoxha “pranon” SMS-të fyese ndaj shqiptarëve: Keni ngelur në javën e kaluar!

“Paguaj gjobën e makinës”/ Kujdes! Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej. Kaq ka mjaftuar që i shumëkërkuari të humbë gjurmët menjëherë. Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.

Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë. Hetimet e polisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një megaoperacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruna 54 mln paund. Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit./Mapo.al/

Etiketa: artan shkembihetimet gjermaneOFLSMStrafikantit te droges

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ministri Hoxha “pranon” SMS-të fyese ndaj shqiptarëve: Keni ngelur në javën e kaluar!

16:20 : 27/04/2026
AKTUALITET

“Paguaj gjobën e makinës”/ Kujdes! Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania

16:56 : 21/04/2026
AKTUALITET

SMS mashtruese me emrin e Postës, policia apel qytetarëve: Mos klikoni linqet, denonconi

15:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
RAJONI

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

13:15 : 05/07/2025
AKTUALITET

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025
Para

JLo dhe Maluma arrijnë tre milionë klikime për tri ditë, Aurela Gaçe ironizon këngëtarët shqiptarë: Tek ne thyhen rekorde

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom