• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Universitetet “braktisen” nga studentët, i ndëshkon formula e re

18:22 : 20/10/2016
në SOCIALE

Në ditën e parë të shkollës, 10 mijë kuota në universitetet publike janë ende të paplotësuara, një situatë kjo e pazakontë. Disa degë periferike rezultojnë të zëna, ndërsa degët dikur të parapëlqyera, si ekonomik apo teknologjia e informacionit janë bosh.

Nga Esmeralda Keta /BIRN

Sot universitet hapën dyert, por nuk kanë studentë për të mbushur auditoret, por 40 për qind e auditoreve pritet të mbeten të zbrazura edhe për shumë ditë të tjera pasi mbi 10 mijë maturantë nuk kanë arritur të regjistrohen Bazuar në shifrat zyrtare, 40% e studentëve të vitit të parë nuk kanë mundur të regjistrohen pasi janë ndëshkuar nga formula e re.

Sipas të dhënave që janë të publikuara në Rrjetin Akademik Shqiptar, organizatës që ka krijuar sistemin online të aplikimit, në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende 10 mijë kuota të paplotësuara. Më konkretisht bëhet fjalë për 9848 vende të mbetura bosh, nga rreth 25 mijë të miratuara në total. Dhe kjo jo se nuk ka kërkesa, pasi mijëra 18-vjeçarë presin me ankth spostimin e vijës së kuqe të fituesve, por amullia e krijuar është rezultat i formulës së re që po aplikohet këtë vit.

Për herë të parë pas viteve 1990-të, referuar edhe statistikave mund të themi se studentët kanë “braktisur” edhe degët elitare, ku konkurrenca ndër vite ka qenë shumë e ashpër.

Lexo edhe:

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

Sherr në Vlorë, 41-vjeçari godet me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim

Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), pranë Universitetit të Tiranës, një nga degët më të preferuara jo vetëm tek ne, por në mbarë botën , janë regjistruar deri më tani vetëm 38 studentë dhe ka edhe 163 vende të lira. Paradoksalisht, në degën Gjuhë Ruse, po në Universitetin e Tiranës, nga 65 kuota kanë mbetur të paplotësuara vetëm 9.

Përballë së njëjtës situatë ndodhet edhe fakulteti Ekonomik, njëri ndër fakultetet më të mira në vend dhe mjaft i lakmuar nga të rinjtë. Pas një muaj regjistrimesh, dekanati i këtij fakulteti është detyruar të kujtojë studentët se në këtë fakultetet ka ende 500 vende të lira, nga 900 që ka në total.

Të njëjtin “fat” duket se kanë pasur degët aq shumë të preferuara të politeknikut. Në degën Inxhinieri mjedisi, janë regjistruar vetëm 4 studentë nga 50 që është numri i kuotave të përcaktuara, ndërsa tek inxhinieria e Ndërtimit janë regjistruar deri më tani vetëm 16 studentë duke lënë ende të lira plot 84 kuota.

Në degën e Farmacisë, të Universitetit të Tiranës, janë regjistruar vetëm 26 studentë, ndërkohë që janë të paplotësuara edhe 61 vende.

Situata është më alarmante në universitet e rretheve, ku shumë degë rrezikojnë të mbyllen. Vetëm në Universitetin e Sporteve kuotat janë plotësuar 100%.

Por pavarësisht kësaj situate dramatike, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka konsideruar të suksesshme formulën e përzgjedhur. “Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët.”, – është shprehur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nga fakulteti i Shkencave të natyrës, ku së bashku me  ku së bashku me rektorin e Tiranës, Mynyr Koni, u ka uruar 120 mijë të rinjve  ditën e parë të vitit akademik

Por nisja e vitit të ri akademik me 40% më pak të studentëve të parashikuar që do të ndjekin vitin e parë ka shkaktuar debate të forta edhe gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputët e opozitës kanë akuzuar kryeministrin Rama se i detyroi maturantët më të mirë që të zgjidhnin nën presion ose një jo të mirë, ose tek privati.  Por kryeministri Rama i ka siguruar se të gjitha këto akuza do të bien në fund të procesit . “Mos u shtoni më kot ankthin maturantëve. Kuotat do të jenë të gjitha në dispozicion deri në fund të procesit. Dhe ju siguroj që vetëm në fund të këtij procesi do të kuptoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë  cilësie është garantuar për shkak të filtrave të dy raundeve të aplikuara deri më tani” – ka qenë kjo deklarata e Ramës nga foltorja e parlamentit.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, pas datës 20 tetor, listat e fituesve do të spostohen sërish dhe regjistrimet do të bëhen me faza 48-orëshe derisa të plotësohen të gjitha kuotat. Ky proces parashikohet të mbyllet deri me datë 27 tetor. Por nëse kuotat nuk u plotësuan në dy muaj regjistrime, sa shance ka që ata të plotësohen vetëm përgjatë një jave?

Për Ndriçim Mehmetin, një ka kritikët më të ashpër të formulës së re të pranimeve në universitet, ky është dështimi më i madh i historisë së universiteteve.

“Para disa ditësh kryeministri Rama deklaroi se “arsimi po përjeton kthesën më të madhe në 25 vite”, si dhe “ndryshime epokale”, po vërtetohen në praktikë. Me 9 mijë kuota më pak, më mbarë se kaq, Ministria e Arsimit nuk e ka nisur asnjëherë një vit akademik, jo në këto 25 vitet e fundit, por që kur është krijuar Universiteti i pare në Shqipëri. Mendoj që KM Rama ka të drejtë që po përjetojmë ndryshimin më të madhe epokal, atë të shkatërrimit të arsimit”, – thotë Mehmeti që ka qenë drejtor i arsimit parauniversitar në Ministrinë e arsimit gjatë viteve 2006-2013.

Vendet bosh në universitetet Publike

Universiteti i Tiranës       2479

Universiteti i Durrësit    785

Universiteti i Mjekësisë                343

Universiteti Politeknik   1017

Universiteti Bujqësor     575

Universiteti i Durrësit     785

Universiteti i Elbasanit   1223

Universiteti i Shkodrës  900

Universiteti i Gjirokastrës             644

Universiteti i Korçës        596

Universiteti i Vlorës        920

Totali i kuotave bosh      9848

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

13:33 : 18/06/2025
AKTUALITET

Sherr në Vlorë, 41-vjeçari godet me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim

13:28 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

13:21 : 18/06/2025
AKTUALITET

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

13:19 : 18/06/2025
RAJONI

U mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, reagon zëvendëskryeministri i Kosovës

13:15 : 18/06/2025
RAJONI

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025
Para

Në kafe me Ramën

TË GJITHA

Shiti automjetet që mori me qira, arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

13:33 : 18/06/2025

Sherr në Vlorë, 41-vjeçari godet me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim

13:28 : 18/06/2025

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

13:21 : 18/06/2025

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

13:19 : 18/06/2025

U mor në pyetje nga Prokuroria Speciale, reagon zëvendëskryeministri i Kosovës

13:15 : 18/06/2025

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

12:57 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com