• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa zgjat imuniteti ndaj koronavirusit?/ Ja çfarë thotë epidemologu i njohur shqiptar

18:43 : 28/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka publikuar në Facebook disa pjesë studimesh sa i përket imunitetit, e cili është dhe një nga shqetësimet më të mëdha në këtë kohë, pasi ka njerëz që po riinfektohen me virusin Sars-Cov-2.

Alimehmeti shkruan se, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit dhe SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë.

“Shkruaj çka nuk duhet harruar.”

Cit.: Isabel Allende

SARS-CoV-2: Virus i ri!

Lexo edhe:

No Content Available

Imuniteti qelizor: Sistem i vjetër, gati për çdo virus të ri!

Miqtë e mi, në frenezinë e shkaktuar nga COVID-19, shumë prej informacioneve të njohura prej kohësh u harruan ose u vunë në plan të dytë!

Ky është fati i zakonshëm i informacioneve më të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga popullata e gjerë.

Për kohë të gjatë diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.

Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë.

Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit.

Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore.

Miq, sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë

Në fakt është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore.

Për mënyrën si vepron MHC dhe përgjigja qelizore ndaj viruseve do të rikthehem në postime të tjera, por për të interesuarit këshilloj librin:

“Immunobiology: The Immune System in Health and Disease. 5th edition.” Janeway CA Jr, Travers P, Walport M, et al. New York: Garland Science; 2001.

Poligjeniciteti dhe polimorfizmin gjenik e bën shumë më të vështirë edhe testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe paraekzistues, edhe pse virusi është i ri.

Së pari, le të kujtojmë qëndrimet zyrtare të pandemisë së H1N1 të vitit 2009:

2005: OBSH-ja deklaron se shumica e njerëzve nuk do të ketë fare imunitet ndaj një virusi pandemik.

World Health Organization. Ten things you need to know about pandemic influenza. 2005. http://web.archive.org/…/dise…/influenza/pandemic10things/en.)

2009: OBSH-ja pranon se “cënueshmëria e popullatës nga një virus pandemik është PJESËRISHT I LIDHUR ME NIVELIN E IMUNITETIT PARAEKZISTUES NDAJ VIRUSIT”

Considerations for assessing the severity of an influenza pandemic. Weekly Epidemiological Record 2009;84(22):197-202. https://www.who.int/wer/2009/wer8422.pdf

2020: TË GJITHË E HARRUAM ÇFARË U THA NË VITIN 2009

Së dyti, çfarë thotë evidenca?

Në SHBA:

U studiuan mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2.

Grifoni A, et al. Cell2020;181:1489-1501.e15. .pmid:32473127

Sette A, Crotty S. Nat Rev Immunol2020;20:457-8.

???????? Në Hollandë:

U krye një studim i ngjashëm që raportoi reaktivitet të limfociteve T në 20% të personave të paekspozuar ndaj virusit.

Weiskopf D, et al. MedRxiv 2020. doi:10.1101/2020.04.11.20062349.

???????? Në Gjermani:

Limfocitet T reaktive u zbuluan në 23 ndër 68 (34%) donatorë të shëndetshëm seronegativë ndaj SARS-CoV-2.

Braun J, et al. MedRxiv 2020. https://www.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.04.17.20061440v1

???????? Në Singapor:

U studiuan mostra gjaku përpara Korrikut 2019, dhe u gjetën limfocite T reaktive në 12 mostra ndër 26 (46.2%).

Në të njëjtin publikim vërehet se ndër personat seronegativë ndaj SARS-CoV-2, 7 ndër 11 (63.6%) shfaqën reaktivitet të limfociteve T ndaj koronavirusit të ri.

Le Bert N, et al. Nature2020;584:457-62.

Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në Angli ???????? dhe Suedi ????????.

Ng K, Faulkner N, et al. BioRxiv. 2020. doi:10.1101/2020.05.14.095414.

Sekine T, et al. Biorxiv 2020 https://www.biorxiv.org/…/10.1…/2020.06.29.174888v1.abstract.

Meckiff BJ, et al. bioRxiv2020:2020.06.12.148916. doi:10.1101/2020.06.12.148916. pmid:32587963

Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit.

SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!”, shkruan Alimehmeti.

Etiketa: koronavirusi epidemologu boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Soreca: 5 qershori të respektohet siç u firmos

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com