Duke qenë se kjo është java e klimës shumë aktivistë kanë zgjedhur të sensibilizojnë opinionin publik për ndryshimet klimatike. Instalimi i Orës së Klimës në faqen e qiellgërvishtësit, Metronome në Union Square, Neë York tregon se Tokës i kanë mbetur vetëm 7 vite të tjera jetë deri në pikën e moskthimit.
Ora digjitale është transformuar në një numërim mbrapsht, që tregon kohën që ka në dispozicion planeti ynë për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit para se të mbërrihet tek pika e moskthimit. Në orën digjitale shihet se fundi I botës do të vij pas 7 viteve e 102 ditë dhe 12 orë.
Ora shoqërohet me shkrimin “Toka ka një afat”, “Toka ka një skadencë”. Në faqen zyrtare të iniciativës, ka dhe një mesazh sensibilizimi për popullsinë në botë” Njerëzimi ka fuqinë për të shtuar kohë por vetëm nëse punojmë së bashku dhe masim progresit në krahasim me objektivat e mirë caktuar.
Numërimi mbrapsht i cili duhet të përfundojë në janar të 2028-ës, ndjek një vlerësim të mbështetur në studimet e kryera nga Kombet e Bashkuar.