Sa i rrezikshëm është seksi gjatë pandemisë së koronavirusit? Kjo është një pyetje ndër më të shpeshtat në muajt e fundit dhe sidomos pas rihapjes pas izolimit.
Megjithëse gjurmët e virusit janë identifikuar në lëngun seminal dhe jashtëqitjet e pacientëve të infektuar me Sars-CoV-2, Covid-19 nuk mund të konsiderohet një sëmundje seksualisht e transmetueshme siç është, për shembull, AIDS.
Sidoqoftë, ekziston një problem: nëse nuk provoni pozicione jokonvencionale kamasutra, bëhet e vështirë të zvogëloni rrezikun e infektimit duke bërë seks.
Ka nga ata që kanë menduar të shmangin puthjet, sidomos ato më pasionante, por kjo nuk është një masë e mjaftueshme, pasi seksi në vetvete nënkupton zhdukjen e distancës shoqërore dhe madje vetëm përmes frymëmarrjes, e cila gjatë aktivitetit seksual është më intensive dhe e thellë, bën që virusi të përhapet shumë lehtë.
Lidhur me pyetjen që të gjithë kanë bërë muajt e fundit, Departamenti i Shëndetësisë i Katalonjës në Spanjë, u përpoq të përgjigjej, i cili publikoi një seri ‘faqesh’ me masat relative që duhet të ndiqnin. Disa sugjerime janë të tilla si “seksi rastësor rrit rrezikun e infektimit, më mirë bëjeni me një partner të përhershëm. zakonet dhe kontaktet e të cilit i njihni”.
Po ashtu thuhet se, jo të gjithë rrezikojnë njëlloj: ata mbi 65 vjeç ose që vuajnë nga sëmundje të mëparshme mund të zhvillojnë forma të rënda të Covid-19. Shumë këshilla të tjera, pa dyshim, mund t’ju bëjnë të buzëqeshni. Kur u pyetën ekspertët se cilat janë aktivitetet e sigurta seksuale, përgjigjja është si vijon: “Të vetmet raporte të sigurta janë ato pa kontakt fizik me të tjerët: masturbim, dhe video-seks.
Sidoqoftë, maksimumi arrihet në një pikë tjetër me përgjigjen ndaj pyetjes: “A është i rëndësishëm vendi ku bëni seks për rrezikun e ngjitjes?”.
Përgjigja e ekspertëve që punojnë për autoritetet shëndetësore katalanase është e papritur: “Po, për të zvogëluar rrezikun e infektimit ne rekomandojmë seks në vende të hapura, në natyrë, të bollshme dhe të ajrosura mirë”.