Situata me pandeminë në vjeshtë dhe dimër do të jetë e frikshme, thotë një mjeke në Amerikë.
Epidemiologia, Dr. Celine Gounder shprehet se, sezoni i gripit do të përplaset keq me pandeminë dhe mund të tendosë kapacitetin spitalor, pasi qindra-mijëra amerikanë shtrohen në spital me grip çdo vit. Dhe nëse ti ke njërin nga dy viruset mund të jesh më i prekshëm nga infektimi me tjetrin.
“Do të jenë shumë pacientë që shtrohen në spital dhe vizitohen te mjekët pasi kanë simptoma që mund të jenë koronavirus, ose grip. Dhe ne do të duhet t’i trajtojmë të gjithë ata sikur kanë koronavirus. Pra, kjo është një situatë shumë e rrezikshme dhe e frikshme.”, tha epidemiologia.
Epidemiologia: Në vjeshtë e dimër do të krijohet një
Sipas mjekëve, nëse shumë njerëz mblidhen brenda, rreziku i përhapjes virale është më i lartë sesa me tubimet në natyrë. Ndërsa fakti që në disa shtete të botës u hapën shkollat, shumë nxënës u ulën në bankat e shkollës, shumë po infektohen dhe të tjerë do të infektohen, shkruan dritare.net. Por ka edhe disa lajme të mira në frontin e vaksinës.
Ndërsa ekspertët e shëndetit theksojnë se një vaksinë Covid-19 mund të mos jetë e disponueshme për njerëzit deri në vitin 2021, ka shenja premtuese se disa vaksina janë aktualisht në fazën e tretë të testimit.
CEO i Pfizer, Albert Bourla i tha CBS ‘Face the Nation’ se, me pak fat të mirë studiuesit do ta kuptojnë deri në fund të vitit nëse vaksina e tyre eksperimentale funksionon.
“Pastaj është detyra e rregullatorit të vendosë nëse do të japë licencë apo jo.”- tha Bourla.
Universiteti i Oksfordit njoftoi se testimi i vaksinës së tyre do të rifillojë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u ndalua për shkak se një nga vullnetarët u sëmurë në një mënyrë të pashpjegueshme. Ekspertët thonë se nuk është e pazakontë që testimet të ndërpriten.