FIFA ka bllokuar merkaton e Partizanit për dy sesionet e ardhshme ndërsa edhe vendimi i CAS ishte kundër klubit të kuq.
Kësisoj, disa lojtarë të përzgjedhur nga trajneri Ilir Daja si afrime të mundshme janë larguar nga “Demat”, duke zgjedhur destinacione të reja.
Eni Imami duket se është pranë firmës me Vllazninë, me mbrojtësin 27 vjeçar që dje ka qenë në Shkodër dhe ka biseduar me drejtuesit kuqeblu. Një tjetër largim nga Partizani ishte edhe Adonis Aliu, me kosovarin që për shkak të CAS ka firmosur me Llapin.
Kështu Partizani duhet të bëjë me organikën që ka në dispozicion, ndërsa trajneri Daja duhet të tregojë edhe njëherë në karrierë se është hero.