Muajt e fundit, situata nga Covid-19 është përkeqësuar duke njohur shifra të larta të infektuarish dhe viktimash. Në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë e deri tani, numërohen 10,553 të infektuar dhe 321 humbje jete.
Së fundmi moderatorja Fjoralba Ponari tha se në episodin e parë të ‘Jeho’ është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5, duke mos u përjashtuar mundësia që të ketë qenë prekur nga Covid-19.
Këtë na e ka treguar në një bashkëbisedim që po zhvillon me ndjekësit në Instagram, ku e pyetur rreth emisionit, ajo shkruan se “Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.
Mesa duket moderatorja thjesht dyshon pasi nuk ka bërë ananlizat për ta vërtetuar nëse e ka kaluar apo jo.