Moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të zonës së juglindjes do të ketë vranësira kalimtare.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 14°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta.
Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 30°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut she shpejtësi mesatare nga 1-8m/s.











