Partia Socialiste ka gati 3 emra të përfaqësuesve të saj për Komisionin e Posaçëm Parlamentar që që do të kalojnë në filtër kandidatët për strukturat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e partisë Socialiste janë Alket Hyseni, Arbnor Shmeti, dhe Damian Gjiknuri.
Një ditë më parë opozita e bashkuar zgjodhi përfaqësuesin e saj, ai është Oerd Bylykbashi
Që prej datës 29 gusht, Kuvendi ka hapur aplikimet për 12 vendet vakante në katër strukturat e reja të KQZ-së.
KQZ-ja e re që do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankímimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.
Edhe nënkomisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar.














