Superdeputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima e kaloi me humor pjesën kur gazetarja Ilva Tare në emisionin “Tonight” e pyeti për raportin e tij me figurën e ish diktatorit Enver Hoxha.
Kokëdhima pranoi se ka seleksionuar disa objekte arti të Hoxhës që sipas tij ilustrojnë historinë e Shqipërisë.
“Unë e kam koleksionuar Enver Hoxhën, ashtu siç kam koleksionuar edhe Ahmet Zogun, Princ Vidin edhe Musolini”- u shpreh deputeti socialist.