• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Berisha: QSUT u kthye në bombë, hapja e shkollave shumë e rrezikshme

21:14 : 07/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit. Ai rreshtoi të paktën tre arsye se përse qeveria e Edi Ramës dështoi me menaxhimin e kësaj pandemie.

Fillimisht, Berisha tha se është bërë një hetim fals epidemiologjik.

“U bë përciptas për të mashtruar qytetarët. Ja ku janë fqinjët tanë grekë, që nuk e pësuan kurrë si ne nga hapja. Të gjitha këto vende bënë hetim epidemiologjik serioz dhe jo sa për të larë gojën,” tha Berisha.

Së dyti, ai tha se “faktor i tmerrshëm ka qenë strategjia e terrorit që përdori skizoidi i Surrelit. Kam statuse njëherë në dy ditë kundër dhunës dhe terrorit”.

“Unë jam mjek, jam psikolog, unë e di se çfarë do të thotë shoku psikologjik, sepse njerëzit e panë që nuk ka male me të vdekur, pasi njerëzit e panë që nuk po u shkonte mishi si qenit, me tanke në rrugë, e panë që ishte megamashtrimi më i madh që iu ishte bërë dhe nisën të mos besojnë te ekzistenca e koronavirusit,” tha ai.

Lexo edhe:

No Content Available

Së treti, Berisha tha se virusi u përhap nëpër spitale.

“Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, ne e shndërruam QSUT në bombën më të madhe biologjike që ka pasur ndonjë vend,” tha Berisha.

Ish-kryeministri si mjek tha se “unë mendoj se është virus serioz, një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por një pjesë përjetojnë një situatë shumë të vështirë dhe këtu duhet të them jo vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja”.

Ai paralajmëroi për hapjen e shkollave.

“Hapja e shkollave është me rrezik. Ju garantoj se në minimumi 80 përqind të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid. Nuk ka ujë, nuk ka dezinfektant, nuk ka alkool, nuk ka pastrues. E lexova udhëzimin që dhanë. Në Tiranë shkollat janë me dy turne pa Covid, tani do bëhen me 4 turne. Asnjë garanci nuk ka, asnjë masë nuk është marrë në mënyrë absolute,” tha Berisha.

Berisha tha se Shqipëria nuk përfitoi aspak nga mbyllja, por shkatërroi ekonominë e vendit. Ai tha se pas karantinës, rastet u dhjetëfishuan.

Etiketa: Berisha Bolnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ndahet nga jeta babai i deputetit shqiptar! Emri

TË GJITHA

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom