Billie Eilish është një nga këngëtaret e njohura që jetën private ka zgjedhur që ta mbajë private. Mirëpo gjatë një intervistë për radion “Capital Breakfast”, këngëtarja 18 vjeçare ka zbuluar se pse ka zgjedhur që lidhjet romantike t’i mbajë sa më private të jetë mundur.
“Kam pasur lidhje dhe i kam mbajtur private, edhe ato që ja kam treguar sado pak botës, pendohem,” është shprehur fituesja e 5 çmimeve Grammy.
Billie tha se nuk do që të përflitet për jetën e saj private sepse nëse ndahet njerëzit do fillojnë të flasin e të gjejnë fajtorin. Eilish gjithashtu ka zbuluar se në të kaluarën ka pasur ndodhi të tmerrshme në dashuri.
“Sigurisht që më është thyer zemra. Njerëzit më kanë bërë gjëra të tmerrshme. Unë kurrë nuk jam ndjerë e fuqishme në një lidhje, përveçse një herë kur përfitova nga mirësia e dikujt,” tha ajo.
Ndërsa për momentin këngëtarja është beqare pasi ka treguar se nuk e tërheq asnjeri.