• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse nuk duhet të kemi frikë nga ri-infektimi me koronavirus

23:24 : 31/08/2020
në BOTA

Shkencëtarët në Hong Kong kanë raportuar rastin e parë të riinfektimit me koronavirus. Sipas raporteve ata kanë zbuluar sekuenca gjenetike të dy të infeksioneve të ndryshme tek një 33-vjeçar në mars dhe në gusht të vitit 2020, raporton The Guardian.

Njerëzit janë të shqetësuar se çfarë do të thotë kjo dhe sa janë shanset që ne t’i japim fund pandemisë.

Ja disa arsye pse nuk duhet të shqetësohemi.

Gati nëntë muaj pas konfirmimit të rastit të parë  me koronavirus, nuk kemi prova të mjaftueshme të një riinfektimi. Sidoqoftë, virologët e kuptojnë që riinfektimi me koronavirus është normal dhe imunologët po punojnë shumë për të përcaktuar se sa do të zgjasë imuniteti tek personat e rikuperuar, shkruan abcnews.al

Organizmi ynë nuk është i paprekshëm nga viruset pavarësisht se mund të shërohemi. Nëse antitrupat dhe qelizat e kujtesës (qelizat B dhe T) qëndrojnë aktive nga një infeksion i fundit, përhapja e virusit është jetëshkurtër dhe infeksioni është më i butë ose pa simptoma fare. Ky është rasti i pacientit në Hong Kong, i cili nuk kishte asnjë simptomë kur u infektua për herë të dytë gjatë një udhëtimi.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

A do ta mësonte ai se ishte infektuar përsëri nëse nuk do të kishte udhëtuar? Me siguri jo. Një pyetje më interesante është, a mund të përhapim  infeksionin tek të tjerët nëse infektohemi për herë të dytë?

Ka prova që njerëzit asimptomatik dhe presimptomatik janë infektues dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mbajmë maska dhe të ruajmë distancën, shkruan abcnews.al

Disa prej nesh  janë të pajisur me qeliza T dhe kjo është arsyeja pse disa janë të kursyer nga sëmundje të rënda.

3 raste të mundshme

Si mund ta dimë nëse dikush është riinfektuar?

Ekzistojnë tre raste të mundshme të ri-infektimit me një virus të ngjashëm: simptoma më të rënda që shkaktojnë një sëmundje më të rëndë, të njëjtat simptoma si infeksioni i parë dhe simptoma të lehta që shkaktojnë  një sëmundje më të butë.

Rasti i parë njihet si përkeqësim i sëmundjes dhe është vënë re te pacientët e infektuar me lloje të ngjashme të viruseve siç janë ethet Denge. Nuk ka asnjë provë të ngjashme në lidhje me koronavirusin megjithëse deri më tani janë konfirmuar mbi 23 milion në të gjithë botën, shkruan abcnews.al

Rasti i dytë.  Kur pacienti kalon të njëjtën  sëmundje dy herë, do të thotë se në organizmin tonë nuk ka më qeliza të mjaftueshme të kujtesës  për të na mbrojtur nga ri-infektimi.

Rasti i fundit është është infeksioni më i butë falë një sistemi të shëndetshëm imunitar që gjeneron antitrupa dhe përgjigje të qelizave B dhe T . Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e përgjigjeve të antitrupave dhe qelizave T në pacientë të ndryshëm me Covid-19, atëherë mund të themi  me bindje që imuniteti ndryshon në njerëz të ndryshëm. Prandaj vaksinimi është i rëndësishëm pasi mund të nxisë përgjigje imune më të fuqishme dhe më të gjata.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nuk u habitën kur dëgjuan  për raste të për ri-infektimit. Mungesa e simptomave të përjetuara nga pacienti në Hong Kong është një lajm shumë i mirë.

Etiketa: COVID 19riinfektim

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Shpërthen Covid-19, mjekët: 90% e rasteve, janë të prekur nga koronavirusi

16:10 : 10/08/2024
RAJONI

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

16:00 : 27/07/2024
BOTA

Joe Biden infektohet me Covid-19

09:45 : 18/07/2024
Para

Njihuni me parashikimin e motit për nesër

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com