Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.477 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1365 raste të reja pozitiv, për një total prej 268 218 të prekurish nga Covid.
Në vend sot pati edhe 313 pacientë të shëruar, për një total prej 208 536.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 235 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve është 16 863 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 mijë.