Pas një viti te skuadra kosovare e Llapit, Mentor Mazrekaj mund të rikthehet sërish në Superiore. Sipas portalit “GazetaOlle.com”, Laçi është skuadra e interesuar për të madje klubi kurbinas ka gati ofertën dhe Mazrekaj është gati t’i thotë po, sipas burimit të përmendur më lart.
Në të shkuarën ai ka luajtur në Superiore me Partizanin, ku ka spikatur. Më pas një dëmtim e penalizoi dhe nuk ia doli të tregonte më vlerat e tij.
Prishtina, 2 Korriku dhe Ferizaj janë klubet e tjera me të cilat Mazrekaj është aktivizuar.