• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manipulimi i bursave të NATO-s, vazhdon farsa e Ministrisë së Mbrojtjes me rastin “Graceni”

19:47 : 14/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka hesht, megjithëse është në dijeni, të manipulimit të listës me fituesit.

Gazeta “Shqip” ka pasqyruar prej ditësh, abuzimin, që është bërë nga Ministria e Mbrojtjes, për rastin e Aldo Gracenit, djalit që doli fitues i bursës së plotë, për degën Mjekësi Ushtarake, në Akademi Ushtarake Greke.

Aldo Graceni pas “konkursit” dyditor, të zhvilluar në datat 15-16 korrik 2020, në Qendrën e Personel Rekrutimit, u rendit i pari me 90.86 pikë të grumbulluara (Foto 1).

Bëhet fjalë për një bursë të vetme, në këtë profil. Lista me rezultatet dhe renditjen, që zotërohet nga gazetarët e gazetës “Shqip”, ju përcoll Ministrisë së Mbrojtjes, e cila në shkelje flagrante të ligjit, e zhvendosi fituesin nga vendi i parë.

Lexo edhe:

No Content Available

Në krye doli konkurenti, që renditej në vend të katërt.

Kjo, në bazë të një llogaritje, të shpikur nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, në kundërshtim të plotë, me Urdhërin 1014, datë 22.95.2020 të Ministrit të Mbrojtjes, që përcaktonte rregullat e zhvillimit të këtij konkursi.

Për gjithë këtë manipulim të listës, gazeta “Shqip” konfirmon, që është në dijeni të plotë, vetë Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka. Familja e djalit fitues, iu drejtua zonjës Xhaçka, me një mesazh, për këtë padrejtësi.

Ministrja, nga ana e saj, i dërgoi familjarit një mesazh “sqarues”, që ja kishin përgatitur vartësit e saj. Në të thuhet:

“Shefe, vërtet që Aldo Graceni është fitues, por ne menduam të llogaritim edhe pikët e Kimisë, Biologjisë dhe lëndës me zgjedhje të maturës.

Urdhëri 1014 e thotë qartë, që mesatarja llogaritet një herë, dhe ka në total 15 pikë.

Urdhëri i Ministrisë së Mbrojtjes për konkursin e bursave të NATO-s

Vartësit e Ministres së Mbrojtjes, pra, sajuan një formulë tjetër, me dijeninë e plotë, të Ministres, zonjës Xhaçka.

Sipas kësaj formule, Kimia, Biologjia dhe lënda me zgjedhje, u llogaritën dy herë, njëherë sipas ligjit, dhe njëherë, sipas skemave të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, me dijeninë e plotë të Ministres Xhaçka, vetëm e vetëm, të manipulonin listën e fituesve, të bursave të NATO-s.

Në këtë mënyrë, të mund të katapultonin në vend të parë të listëmeritës, kandidatin, që renditet i 4-ti dhe ka 14 pikë më pak, se vendi i parë.

Familja e djalit fitues, i kërkoi përmes një letre, Qendrës së Personel Rekrutimit, renditjen e kandidatëve, sipas pikëve.

Përgjigja e marrë, nga Qendra e Personel Rekrutimit është pa përgjigje.

Ajo nuk jep asnjë lloj sqarimi, veçse anashkalon kërkesën  e familjarëve, të cilët  do të donin të dinin, se në çfarë vendi renditet djali i tyre, Aldo Bledar Graceni, me 90.86 pikët e grumbulluara, nga konkursi dhe mesatarja.

Kjo listë, që zotërojnë gazetarët e gazetës “Shqip”, duhej të ishte bërë publike dhe transparente, në faqen zyrtare të institucionit, që kur përfundoi procesi i vlerësimit dhe finalizimit, të të gjitha rezultateve të konkurimit.

Pas procedurave të kundraligjshme, të ndjekura brenda dikasterit të Mbrojtjes, sikur të mos mjaftonte mungesa e transparencës, familja e djalit fitues, merr më datë 3 gusht 2020, në orën 20.17 të darkës, një telefonatë nga Shefja e Kabinetit e Ministrisë së Mbrojtjes, zonja Belioza Çoku.

Për rreth 15 minuta, zonja Çoku shantazhoi dhe ushtroi presion psikologjik ndaj familjes së fituesit, duke ju thënë, se duhej t’i tregonin asaj, se nga e kishin siguruar listën zyrtare, të Qendrës së Personel Rekrutimit.

Sipas zonjës Çoku, babai i djalit fitues, do të ndiqej penalisht, për këtë vepër të rëndë penale. Shefja e Kabinetit, zonja Belioza Çoku, ju tha familjarëve, se fliste në emër të vetë Ministres së Mbrojtjes, zonjës Olta Xhaçka.

Qëllimi i telefonatës në orët e darkës, nga ana e një punonjëseje të dikasterit të Mbrojtjes ishte, që t’i njihte prindërit e djalit fitues, me arsyet se pse ai u spostua nga vendi i parë, pas procedurave antiligjore, që u ndoqën brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Zonja Çoku zgjodhi t’ja komunikonte “zyrtarisht” këtë lajm familjes, jashtë orarit dhe kanaleve zyrtare. Për këtë çështje ka nisur një hetim nga ana e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). Me t’i mësuar rezultatet e hetimit,  gazeta “Shqip” do t’i publikojë.

Gazeta “Shqip”, që po e ndjek këtë çështje në gjithë dinamikën e saj, kërkon të dijë, se çfarë janë duke bërë organet ligjzbatuese, në lidhje me këtë skandal.

A ka nisur kryesisht Prokuroria hetim për këtë çështje?

 

 

 

 

Etiketa: manipulimi i bursave

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Të shtënat me armë në Bulqizë/ Kërcënohet përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom