Mbrojtësi Jean-Clair Todibo ka konfirmuar se ai është lojtari i Barcelonës që ka rezultuar pozitivisht në testin për COVID-19, ndërsa ka shtuar se është asimptomatik dhe ndihet mirë.
Megjithatë, rasti pozitiv është nga skuadra që ka mbetur në Barcelonë, dhe jo te grupi që udhëton për në Portugali për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
“Përshëndetje për të gjithë, dëshiroj t’ju informoj se kam rezultuar pozitiv për Covid-19, por jam asimptomatik dhe ndihem mirë”.
“Tani jam në shtëpi, duke ndjekur protokollet shëndetësore. Mezi pres të rikthehem në stërvitje, por tani duhet të qëndroj në shtëpi dhe të shërohem nga ky virus”.
“Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe inkurajimin tuaj”, ka shkruar Todibo në profilin e tij privat në rrjetet sociale.