Kjo jave do jete shume e nxehte nen ndikimin e planeteve dhe kete nxehtesi e shton nje lidhje planeteare katerkendeshe midis Marsit ne Dash me Plutonin ne Bricjap.
Nga pikepamja Astrologjike kjo eshte lidhje e dhunshme pasi sjell ndryshime rrenjesore dhe me nje menyre teper te ashper pa diplomaci por me perplasje, nervozizem dhe me tregim force e pushteti. Nuk i shmangemi dot dhunes psikologjike fizike apo debateve te ashpra.
Prandaj do keshilloja kujdes dhe nerva te qeta sa te kaloj edhe kjo periudhe nen efektin edhe te Diellit te forte ne Luan. Te gjitha kokat jane te nxehta kurse shpirti perbrenda eshte shume i ndjeshem dhe delikat. Kjo sjell nje supermbrojtje. Sa me i dobet te ndjehesh aq agresiv behesh ne momente te caktuara. Kujdes Dashet Bricjapet Gaforret dhe Peshoret, shprehet Meri.
Më poshtë parashikimi javor për të gjitha shenjat.
Dashi-Kjo jave do jete e fuqishme persa i perket qellimeve tuaja, por ekspozimi i tepert do veje ne veprim forca me te maedha se ju dhe kjo do sjelle perballje sidomos ne pune e me njerez te fuqishem
Demi-Prapaskenat dhe ceshtjet ligjore jane ato qe do ju preokupojne, por kujdes duhet te tregoni edhe ne ceshtje udhetimesh apo menyren si e kerkoni te ardhmen. Nje koleg mund te behet i dhunshem me ju
Binjaket-Do ju godasin ne piken me te forte qe kishit ngritur me kujdes qe eshte reputacioni ne jeten sociale apo ne rrethet miqesore. Do kerkojne t’ju fusin ne skandale ekonomie e morale
Gaforrja-Kujdes ne marredheniet familjare dhe ne marredheniet ne cift. Te afermit mund te revoltohen ndaj jush dhe ne cift mund te kete debate. Kujdes ne marredhenie me masen e gjere ka ndjesi revolte
Luani-Nje pus i thelle mund te behet pengese per te ardhmen pasi aty mund te kemi shperthime qe do pengojne punen dhe ecurine tuaj. Duhet shume energji per te ngritur anijen tuaj nga garcitacioni i jetes suaj te veshtire ne disa pune
Virgjeresha-Shume hakmarres do jeni kete jave ne lidhje me te drejtat tuaja shpiterore dhe ekonomike te cilat ju duket sikur ju jane marre neper kembe
Peshorja-Jeni ne nje moment ku nuk mund te pranoni maredhenie te lehta bashkepunuese apo pa i sprovuar mire njerezit me te cilet do kaloni jeten apo do bashkepunoni
Akrepi-Teoria juaj se ndjeheni me mire ne lufte se ne paqe do vertetohet kesaj jave ku thirreni te tregoni veten tuaj. Dy planetet tuaj udheheqes Marsi dhe Plutoni do japin nje shfaqje force dhe perballje apo trimerie
Shigjetari-Nuk do gjeni dot barsoleten e duhur per te ulur nervat e te dashures apo te dashurit si edhe per te qetesuar paplotesueshmerine qe kuptoni ne jeten tuaj
Bricjapi-Ndoshta nuk e meritoni te jeni perparimtare te momentit por stili juaj dhe rregullat e forta do dominojne edhe nje here kete jave. Gjithesesi nje ndryshim i mire do ndodh
Ujori-Ne natyren tuaj revolucionet jane teorike jo praktike. Nese do prisnim nje revolucion nga ju ky do vononte. Por do ju vijne ne ndihme Akrepet si elemente shperthyes
Peshqit-Ky moment nuk eshte per ju dhe as e meritoni. Ju jeni delikat per kaq shume sherre e perballje. Ndoshta keni sharmin qe t’i shkaktoni vete e te largoheni per momentin.