Një person i cili po udhëtonte me motor ka humbur jetën pasi e ka përplasur një makinë policie.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Policia sqaron se në fshatin Kashtëbardhë është përplasur mjeti i policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë, me targa Policia 2244 , me motorin me drejtues shtetasin I.L, 43 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.
Për pasojë u dëmtua shtetasi I.L i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes. Prokuroria po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.













