• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i Lubonjës: Shqiptarët do të kalojnë një periudhë të vështirë deri në zgjedhje

17:44 : 03/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja paralajmëroi një periudhë të vështirë dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe politikën, deri në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama ka tendencë të kontrollojë zgjedhjet, fjalën e lirë, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

“Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta clirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora Neës, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura”, tha analisti.

Më tej, Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku sot u miratua Komisioni i Vlerësimit, duke e cilësuar këtë një hap pozitiv, por sipas tij, mungon e reja në PD.

“Tani ka një përfshirje dhe të bazës, plus që ka një komision që përbëhet nga figura, që nuk mund të mendohet se janë jesmenë të Bashës, kanë një lloj zëri dhe nuk mendoj se mund të diktojë kryetari. Në këtë kuptim është pozitive. Problemi është se nëse do t’i marrim në analizë figurat e zgjedhura, mungon e reja në PD. A ka njerëz që mund të vijnë me një frymë tjetër, sa pra ka partia një evoluim brenda vetes. Pra, nuk kemi brezin që duhet të ishte kontenstues në të kaluarën, që të mund të sillte dicka të re. gjithsesi, kur ke parasysh se përballë kujt ndodhemi, është dicka goxha demokratike, në krahasim me c’po sillet Edi Rama. Është një kthim mbrapa jo tek e mira, por te një e keqe më e vogël që kemi pas dikur. Por nganjëherë edhe për të ecur përpara, duhet të marrë një vrull prapa”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

No Content Available

A mund të sjellë kjo risi?

Shqetësuese mendoj se është fakti që ne kemi parë pak figura të reja, që konkurojnë me të vjetrit. Problemi nuk është thjesht se nuk janë, por nuk i shohim me një kontribut. Besoj se ky komisioni mund të jetë pozitiv, të paktën për të mos zgjedhur si këta që u futën tani në parlament, dhe që janë një katastrofë. Basha që i ka zgejdhur ata, ka një përgjegjësi shumë të madhe. Këta që do të jenë aty do të jenë më të përgjegjshëm për të mos zgjedhur më të tillë, që u bënë më armiq me partinë e tyre. Prapë kemi një problem këtu, se ky komision mund të bëjë punën e vetë, por nesër nuk e dimë si do jetë sistemi, a do shkohet me koalicione.

A mendoni se kjo lloj lëvizje krijon motivacionin brenda PD-së?

Ajo që dua unë të shikoj dhe që nuk e shoh në asnjë parti është ajo dinamika që vijnë ca të rinj, që sjellin edhe të reja, që zëvendësojnë një kryetar, që dalin aty, që bëjnë kritika për të kaluarën, në këtë mënyrë ecën dhe demokracia, dhe partia. Këtu kemi liderë që bëhen absolutë, si patriarkët që kontrollojnë gjithcka. Këtë nuk shoh unë, të rinj që ndalin liderin, duke I thënë ‘na ke cuar njëherë në luftë, njëherë në paqe, njëherë në breshër, etj’. Kjo nuk duket as te PD.

Po të shohësh PD italiane aty ke gjithmonë dhe fraksione, dhe lëvizje, edhe ndarje.

E gjithë kjo bëhet për zgjedhjet, si e parashikoni periudhën nga sot deri te zgjedhjet, do ketë të papritura?

Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta clirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora Neës, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Këta njerëzit e SPAK po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm.

Do ketë një kundërpërgjigje nga shoqëria?

Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pastron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ca SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti.

Opozita do ta kishte të vështirë të dilte kundër këshillave të ambasadave…

Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar, por kuru a bën fakt të kryer, çfarë do bëjnë ata, nuk sjellin dot policitë e tyre. Ju e patë cfarë ndodhi në Amerikë, ku u ngritën gjithë të zinjtë dhe e bënë lëmsh Amerikën.

Etiketa: kryesore politike boldnews host domain lubonja

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Gishtat ju nxinë/ Ja çfarë ndodhi me trupin e burrit që kaloi 31 ditë në ventilator për shkak të koronavirusit

TË GJITHA

REL: Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

14:34 : 17/06/2025

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

14:31 : 17/06/2025

I pandehur për abuzim me tenderat, Plarent Ndreca thirret në GJKKO

14:27 : 17/06/2025

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli

14:12 : 17/06/2025

Alibej: Endriti dhe miku turk u vranë kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori

14:11 : 17/06/2025

Kërkoi lirimin me kusht, shtyhet seanca për Salianjin

14:10 : 17/06/2025

Kërkoi lirinë/ Apeli lë në burg “bosin e mikrokredive” Arben Meskutin

13:56 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com