Ish-mbretëresha e pasarelave Kate Moss mund të thithte 2-3 gramë kokainë dhe të pinte gjysmë litri vodka brenda një mbrëmjeje, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë 20 vjetëve të karrierës së saj ajo njihej për festat e zhurmshme, dashurinë për muzikën “rock” dhe për burrat që e luanin atë, por tashmë 46 vjeçarja ka hequr dorë nga stili i ekzagjeruar i jetesës dhe jeton shëndetshem.
Kur u bë e famshme në moshën 18 vjeçare me reklamën e të brendshmeve Calvin Klein ajo u kthye shpejt në një heroinë të tendencave të modës. Me figurën e saj natyrale të imët e të pakuruar, Kate u bë “anti-supermodelja” e viteve 90-të në kontrast me operacionet plastike dhe figurat e grave të bëshme. Teksa suksesi i saj rritej Kate shtoi konsumin e alkoolit dhe thuajse gjithmonë shihej me cigare në dorë.
Ndersa abuzimi me drogat raportohet se nisi gjatë marrdhënies së saj me aktorin Johnny Depp në 1994. “Të dy ata kishin një oreks të pangopur për alkool, droga, cigare dhe seks”, shkruan autorja Maureen Callahan në librin e saj të vitit 2014 “Champagne Supernova”.
“Kate u bë supermodele aksidentalisht, ndërsa Depp ishte një poet ‘punk-rock’ i cili qëlloi që u bë yll kinemaje”, shton shkrimtarja. Por supermodelja nisi të bëhej e pasigurtë për trupin e saj dhe trembej se aktori i Hollywood do ta linte. Johnny nisi të ngadalësonte përdorimin e stimulantëve ndërsa Kate nuk pranonte kthim prapa.
Çifti u nda në vitin 1997, siç thuhet prej stilit të ekzagjeruar të jetesës së Kate, të cilin Johnny nuk e përballonte dot më. Miqtë e saj thonë se ajo mund të pinte më shumë se gjysmë litri vodka në një të ulur.
Në fund të viteve Kate nisi të frekuentonte rrethin e yllit britanik të rrokut Noel Gallagher. Ajo madje banoi për disa kohë në vilën e Noel dhe gruas së tij, që njihej si një vend ku ‘nata ishte ditë’ prej zhurmës e festave, në ditët e suksesit më të lartë të muzikës rock britanike ‘Britpop’.
Rrjedhimisht në 1998 Moss kaloi pesë javë në klinikën e rehabilitimit nga varësitë në Londër. Kate konsultohej me psikiatrin një herë në javë si dhe frekuentonte një grup për rehabilitimin nga alkooli e narkotikët.
Pas një periudhe qetësie relative Kate u martua me kitaristin e shkëlqyeshëm britanik Jamie Hince në 2011. Modelja kishte afëri të madhe shpirtërore me Hince dhe partneren e tij Alison Mosshart në grupin “The Kills”, por gjithsesi kjo nuk ndihmonte në varësitë e saj pasi dyshja e rrokut preferonin të njëjtin stil artistik jetese, të shtyrë nga alkooli.
Kate u nda me Hince në 2016 dhe tani thotë se ka qenë larg drogave e alkoolit prej tre vjetësh.
Në një intervistë të fundit ajo thotë: “Futem në krevat rreth orës 11.00 dhe zgjohem në 08.00. Jam pak e trazuar pasdite nëse nuk flej tetë orë natën”.
Bukuroshja tashmë thotë se po përpiqet të reduktojë kafeinën, nikotinën, dhe se praktikon joga me vajzën e saj 17 vjeçare.