• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë, depozitat rriten sërish në qershor

14:19 : 30/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Në kohë të vështira, kur e ardhmja duket e pasigurt, individët, por edhe bizneset priren që të mos shpenzojnë dhe të kursejnë sa më shumë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se kjo tendencë po reflektohet edhe në Shqipëri.

Statistikat tregojnë se totali i depozitave shënoi në qershor rritje për të dytin muaj radhazi, duke arritur në gati 1.06 trilionë lekë, ose 8.5 miliardë euro, me një zgjerim prej 0.5%, ose 45 milionë euro më shumë, në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rritja në qershor ka ardhur pothuajse tërësisht nga kursimet në lekë, ndërsa ato në valutë kanë shënuar një përmirësim minimal.

Ndërsa kursimet në lekë janë zgjeruar si rrjedhojë e rritjes së depozitave pa afat të bizneseve, që u rritën me gati 7% me bazë mujore. Ekspertët shpjegojnë se ndalimi i transferimit të fitimeve për disa sektorë, por edhe frenimi i investimeve si rrjedhojë e situatës, po bëjnë që bizneset të mbajnë likuiditetet në banka.

Në rritje, ndonëse me ritme më të ulëta, ishin dhe kursimet e individëve pa afat në lekë, që u zgjeruan me rreth 1% me bazë mujore.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Në krahasim me një vit më parë, totali i depozitave të bizneseve dhe individëve në të gjitha monedhat është rritur me 6.1%, ose rreth 500 milionë euro. Një vit më parë, shtesa ishte rreth tre herë më e ulët (rreth 170 milionë euro).

Ndonëse monedha zyrtare është leku, euro mbetet e preferuara e kursimtarëve. Në fund të qershorit, depozitat në valutë përbënin 46.4% të totalit, pothuajse e pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, siç shihet nga grafikët, tregojnë për një zgjerim të fortë të kursimeve në mars, por kjo është e lidhur më shumë me forcimin e monedhës së përbashkët në fund të muajit mars, çka rriti artificialisht depozitat në euro në mars, pasi ato raportohen në lekë. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

E zhveshur në shtrat, Roza Lati tregon se i kanë vjedhur orën e shtrenjtë: Do vuajë mallkimet e mia

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş