Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi mblodhi aleatët ditën e sotme në orën 16:00 në selinë blu ka dalë për mediat duke thënë se janë dakord të mbështesin hapjen e listave 100% por pa prekur koalicionet.
Opozita e bashkuar pranon hapjen e listave 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.
Basha tha se ky është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe propozimi që Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së këshillit politik.
“Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e opozitës së bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit që më në fund u votua është një bazë për garantimin e zgjedhje. Së dyti dua të shpreh qëndrimin e tyre ditën e djeshme pasi rruga e konsensusit është baza, sigurisht me procesin e integrimit të vendit.
Në të këtë kuadër opozita është e vendosur të refuzojë çdo ndryshim kushtetues në lidhje me zgjedhjet, tryeza e këshillit politik do të jetë vendi i vetëm ku do të merren vendime, por duke qenë se PS ka ndryshuar qëndrim para dhe pas qershorit dhe tani po mendojnë se po u shesin shqiptarëve listat e hapura. Kemi mandatuar sot Bylykbashin dhe Vasilin që të paraqesin këtë çështje.
Do të mbështesë hapjen e 100% të listave. Ky propozim do të paraqitet sot në tryezën e këshillit politik. Në 34 deputetë i bie që 11 t’i zgjidhi partia, kurse dy 3 të zgjedh qytetari. Vendimi i gatuar nga Edi Rama për prishjen e koalicionit përbën një kërcënim real.
Me propozimin sot opozita tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve shqiptarë pa asnjë të fshehur. Për hir të konsensusit po e hedhim këtë hap me kushtin që koalicionet të mbeten siç janë në ligj”, tha Basha.