Mesfushori me tipare sulmuese, Winful Cobbinah, ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv me skuadrën e Tiranës.
Duke parë performancën e tij, ashtu siç raporton, Sports World Ghana, për 28-vjeçarin janë të interesuara tre klube greke.
Bëhet fjalë për Lamia, Volos NFC dhe Panaitolikos. Të tria garojnë në Superligën greke dhe janë munduar ta joshin Cobbinah.
Gjithsesi transferimi i tij nuk është aq i lehtë sa e mendojnë në Ganë. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Tiranën, klub që normalisht do tentojë të nënshkruajë një marrëveshje të re me të.
Cobbinah te bardheblutë erdhi para dy sezonesh, kur presidenti Refik Halili madje pagoi 30 mijë euro për kartonin e tij tek Hearts of Oak.