Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i PD-së, pritet të jetë pjesë e grupit të punës që do të përzgjedhë ose do të kalojë në sitë emrat e kandidatëve të propozuara nga strukturat e bazës së kësaj partie për deputet.
E ndërsa nga Genc Ruli, për të cilin është raportuar se do të drejtojë këtë komision, nuk ka një përgjigje publike nëse e ka pranuar ose jo propozimin, Besnik Mustafaj e pohon rikthimin aktiv në partinë prej të cilës ka qenë pjesë aktive prej vitit 1998, pasi u largua si diplomat.
“Nuk jam rikthyer për poste, por për një proces sa më të drejtë”, ka pohuar Mustafaj për News 24.