Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtarja Anita Mici e Gjykatës së Apelit të Durrësit do të përballet të enjten më 16 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Anita Mici ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2010, Mici u transferua në Gjykatën e Durrësit ndërsa në vitin 2016 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Anita Mici nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Anita Mici deklaronte pasuri familjare prej 8.2 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj është dyfishuar dhe kap vlerën e 22.8 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria e patundshme, përfshi edhe asetet e zotëruara nga prindërit kapin vlerën e 16.6 milionë lekëve, ndërkohë që Mici deklaron familjarisht edhe 1.9 milionë lekë likujditete bankare, 1.7 milionë lekë kursime në cash si dhe automjete me vlerë 2.2 milionë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 42% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit ndërsa 47% rrjedhin nga paga dhe biznesi i bashkëshortit. Dhurata në cash nga babai zë 9% në totalin e të ardhurave.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Mici rezultoi pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhurimin e 3 milionë lekëve nga babai në vitin 2006, të cilat shërbyen si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti me vlerë 75 mijë euro. Pjesa tjetër e apartamentit u financua përmes një kredie bankare prej 45 mijë eurosh.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017.
/Reporter.al/