Gjyqtarja e Apelit në Durrës i mori borxh babait për të blerë shtëpi, nesër del para Vetingut

Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Nga BIRN Tiranë

Gjyqtarja Anita Mici e Gjykatës së Apelit të Durrësit do të përballet të enjten më 16 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Anita Mici ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2010, Mici u transferua në Gjykatën e Durrësit ndërsa në vitin 2016 u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Anita Mici nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Anita Mici për vitet 2004-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Anita Mici deklaronte pasuri familjare prej 8.2 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj është dyfishuar dhe kap vlerën e 22.8 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria e patundshme, përfshi edhe asetet e zotëruara nga prindërit kapin vlerën e 16.6 milionë lekëve, ndërkohë që Mici deklaron familjarisht edhe 1.9 milionë lekë likujditete bankare, 1.7 milionë lekë kursime në cash si dhe automjete me vlerë 2.2 milionë lekë.

LEXO EDHE  "Vettingu i rremë i Sokol Sadushit"/ Berisha: Njëlloj si betimi i hajdutëve para Sahitit

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.2 milionë lekë, nga të cilat 42% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit ndërsa 47% rrjedhin nga paga dhe biznesi i bashkëshortit. Dhurata në cash nga babai zë 9% në totalin e të ardhurave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Mici rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhurimin e 3 milionë lekëve nga babai në vitin 2006, të cilat shërbyen si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti me vlerë 75 mijë euro. Pjesa tjetër e apartamentit u financua përmes një kredie bankare prej 45 mijë eurosh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017.

/Reporter.al/