• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Horrori i Kombinatit/ Psikologia: Ja arsyeja kryesore që mund të ketë çyar në vetëflijim nënë dhe bijë

19:22 : 11/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Shkak kryesor që ka çuar në vetëflijim dy nga tre gratë e familjes Josifi në Kombinat, ka qenë mungesa e kryefamiljarit, i cili ishte vetëvrarë disa vite më parë.

I tillë është përfundimi i psikologes së Policisë së Tiranës, Besmira Muça.

“Nisur nga kushtet që ndodhej vajza e mbijetuar, mund të themi që humbja e jetës së babait ka qenë shkaku kryesor që ka çuar këtë familje në tentativë për të vetësakrifikuar për dashurinë që kanë pasur ndaj babait”, tha ajo sot për Abc News.

“Sipas dëshmisë së vajzës është bërë me dije që vetësakrifikimi ishte një nga metodat që ato do të përdornin për t’u afruar me dashurinë ndaj babait dhe çlirimi nga dhimbja personale ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ato kanë tentuar për t’u vetësakrifikuar në mënyrë të tillë që t’i bashkohen figurës së të atit”, shtoi më tej psikologia.

“Por duhet të dimë që modeli që ato kanë pasur tek figura ndaj të atit, po ashtu edhe kushtet psikosociale në të cilat ato ndodheshin, humbja e vendit të punës, izolimi që ato patën nga rrethi social, sigurisht që ishte një ndikues”, u shpreh më tej Besmira Muça.

Lexo edhe:

‘Rrinim te hoteli se vajzës i pëlqen dhoma me vaskë’/ Ja si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja e arrestuar për korrupsion

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, numri i vetëvrasjeve dhe i tentativave për vetëvrasje ka qenë në ulje gjatë këtij viti. Në 6 muajt e parë të 2020-ës janë regjistruar 18 vetëvrasje, nga 32 të tilla që ka pasur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa tentativat për vetëvrasje, 13 raste janë regjistruar në 6 muaj e parë të këtij viti dhe 16 vitin e kaluar.

“Nisur nga statistikat 6 mujore të vitit 2019 dhe 2020, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë regjistruar 14 raste më pak për vetëvrasje dhe 3 raste më pak të tentativave për vetëvrasje”, thotë Muça. Sipas psikologes se policisë së Tiranës, janë disa faktorë që ndikojnë tek personat që tentojnë të ndërmarrin aktin ekstrem.

“Te faktorët psikotikë kemi të bëjmë me një risk të lartë të personave të cilët kryejnë tentativa për vetëvrasje ose vetëvrasje. Sigurisht këtu ka edhe një bazë genetike në të cilën ata mbështeten. Ndikojnë humbja e njerëzve të dashur, humbja e pasurisë, bullizmi që është një fenomen shqetësues për individin”, shprehet Muça.

Një mundësi për të parandaluar vetëvrasjet, e për t’u ardhur në ndihmë atyre që shfaqin shenja te çrregullimit mendor, sipas Muçës, është lajmërimi i policisë, ose i psikologut.

Sakaq, lidhur me ngjarjen e rëndë, Prokuroria e Tiranës mësohet se iu ka kërkuar kompanive telefonike tabulatet e numrave të përdour nga familja Josifi. Nga hetimet do të zbulohen bisedat e familjes dhe mesazhet e shkëmbyera për të mësuar personat me të cilët ato kanë komunikuar nga janari i vitit 2020.

Pikërisht këto të dhëna mund të hedhin dritë apo zbulojnë lidhjet e familjes Josifi me persona të tjere që mund të fshihen pas kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu deri tani nga tabulatet telefonike rezulton se ndaj së ëmës së vajzave, Zhanetës, ka patur dy telefonata përmbajtja e të cilave po analizohet nga grupi hetimor për të kuptuar nëse lidhen me veprimet qe ato kryenin prej kohësh për të kryer ritualin e ringjalljes së vajzës së saj, Anisës, që mbahej e pajetë prej muejash në banesë.

Edhe pse akuza të shumta për ndikimin fetar në ngjarjen e Kombinatit, policia dhe prokuroria nuk ka ndaluar apo marrë në pyetje asnjë person të dyshuar që shtyu familjen nga Përmeti në aplikimin e  metodave për ringjallje. Deri tani nga ana e prokurorisë është përpiluar një listë personash që pritet të merren në pyetje, pjesë e të cilës janë edhe përfaqësues të sekteve fetare që kanë praktikuar vajzat.

Etiketa: aktualitet kronike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Rrinim te hoteli se vajzës i pëlqen dhoma me vaskë’/ Ja si u mbrojt para GJKKO gjyqtarja e arrestuar për korrupsion

16:27 : 12/09/2020
AKTUALITET

Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal

14:22 : 23/08/2020
AKTUALITET

Vdekja e muzikantit italian/ Ja kush është shqiptari i arrestuar! Emri

20:35 : 10/08/2020
AKTUALITET

Kishin shkuar për qokë, rrugës ju zunë pritë dhe u qëlluan mt thikë1 Detaje të reja nga ngjarja e Fushë-Krujës

22:07 : 09/08/2020
AKTUALITET

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi

21:12 : 09/08/2020
AKTUALITET

Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu! Detajet

17:34 : 13/07/2020
Para

UNESCO dhe BE, kundër vendimin për rikthimin e Hagia Sophia në xhami

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com